Analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se Albin Kurti nuk po do që bashkëpunëtorët e tij të dënohen nga Gjykata.
Ai e ka ndërlidhur këtë edhe me çështjen e simboleve, duke thënë se kur shkelet edhe ligji për simbole çfarë mund të pritet tjetër.
Në “Pressing” të T7 ka thënë se prokurorët do duhej të ishin patriotët më të mëdhenj.
“Albin Kurti ashiqare nuk po do me dënu asnjë prej bashkëpunëtorëve të vet, madje edhe po i mbron kur ata kanë dështu”.
“Shkeljet këtu bëhen prej anës simbolike, shkelja e ligjit për simbole është kulmi. Kur shkel ligjin për simbole dmth nuk ki çfarë pret. Hykmete Bajrami shkoi e heki flamurin e Shqipërise, në vend që me hek krejt se nuk e ka vendin në Parlament të Kosovës, e ka vendin veç kur vjen ndonjë përfaqësues i Shqipërisë. Kishe po gjykojë që po shkel ligji shkon e shkel vet”, ka thënë Spahiu. /Gazeta Express