Pas dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, presidentja Vjosa Osmani, sot ka thënë se dështimin e zgjedhjes së presidentit të ri e kanë sjellë njerëz të papërgjegjshëm, duke aluduar te LVV e Albin Kurtit, raporton Veriu.info.
“Këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme. Zvarritjet do të krijonin situata më të rrezikshme”, ishte shprehur sot Osmani mes tjerash.
Para pak minutash gazetarët kanë pyetur Albin Kurti në lidhje me këto deklarata të Vjosa Osmanit, ku ai nuk ka pranuar të përgjigjet.
“Do ta kemi një adresim pasdite nga kryeministria, tash më duhet të shkojë”, ka thënë Kurti.













