Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ali Ahmeti i drejtohet Ramës: Vazhdo rrugën drejt pajtimit dhe integrimit, me hasmëri nuk jetohet

19/05/2025 - 09:53
në Lajme
A A
Ali Ahmeti i drejtohet Ramës: Vazhdo rrugën drejt pajtimit dhe integrimit, me hasmëri nuk jetohet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ia ka drejtuar një postim kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.

Aty, Ahmeti i thotë Ramës ta vazhdojë rrugën drejt pajtimit dhe paqes, sepse me hasmëri nuk jetohet.

Postimi:

I nderuar Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Kryetar i Partisë Socialiste, shumë i dashur Edi,

S’kishte mënyrë më të mirë se sa ta shpallësh fitoren e Shqipërisë Europiane, ashtu siç i ka hije, nga sheshi i kryeheroit tonë kombëtar hijerënde, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, ku edhe u kurorëzove dhe e vulose atë fitore edhe me pjesëmarrjen e të gjithë krerëve të shteteve europiane në Tiranë. Prandaj dhe sot, pasi i përfundove të gjitha sfidat me sukses, vendosa të ta uroj, vëllazërisht nga zemra, fitoren spektakolare dhe plebishitare të zgjedhjeve parlamentare.

U gëzova shumë që pikërisht Ty të ra barra ta shpiesh Shqipërinë në Europë, aty ku na e përcaktuan vendin rilindasit tanë, sepse e di që Ti do t’ia dalësh dhe do ta realizosh, e ne të gjithë do të të mbështesim.

Prandaj, Edi, vijo rrugën drejt pajtimit dhe integrimit sepse në hasmëri shekullore nuk jetohet. Rajonit i duhet pajtim dhe integrim. Mua më ke pas, të ta hap rrugën e të ta ruaj shpinën.

Ishe pranë nesh në çdo hap, edhe kur e bëmë gjuhën shqipe zyrtare, edhe kur u dakorduam për korridorin 8 nga Shkupi në Tiranë që e pranove pa asnjë hamendje, edhe kur e hoqëm kufirin mes nesh, për abetaren e unifikuar, dhe për çdo gjë tjetër në të mirën e përbashkët dhe në funksion të së ardhmes europiane.

Edi, kemi ende shumë punë për të bërë, koha po dëshmon së të arriturat tona duhet mbrojtur sepse po cënohen vrazhdë me tendenca shqetësuese dhe ne nuk do ta lejojmë kthimin pas, por do të punojmë bashkë për të ecur perpara.

Të perqafoj si vëllau vëllain, të uroj shëndet e mbarësi e me mall pres të ritakohemi e ta shtrijmë rrugën tonë të përbashkët europiane.

JU REKOMANDOJMË

Prishtinë: Pamje nga vendi ku u gjet foshnja e porsalindur
Lajme

Prishtinë: Pamje nga vendi ku u gjet foshnja e porsalindur

19/05/2025 - 13:06
Prifti bie nga çatia e kishës në Korçë, dërgohet në spital
Lajme

Prifti bie nga çatia e kishës në Korçë, dërgohet në spital

19/05/2025 - 12:45
Kurti sërish shmang pyetjet e gazetarëve për krizën politike
Kryesore

Kurti sërish shmang pyetjet e gazetarëve për krizën politike

19/05/2025 - 12:31
Bajrami i reagon Krasniqit për Grantin e Performancës për Komunat: Mos baltosni punët e mira të qeverive të kaluara
Kryesore

Bajrami: VV e ka reduktuar paaftësinë për konstituimin e Kuvendit në një problem teknik: “mbledhja e deputetëve çdo 48 orë”

19/05/2025 - 12:18
Basha reagon ndaj LDK-së: Që 3 vjet me llupë në dorë dhe s’po gjeni asgjë
Lajme

Dimal Basha: S’bëjmë koalicion me PDK-në, me LDK-në mund të bëjmë

19/05/2025 - 12:11
Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër
Lajme

E trishtë në Prishtinë: Gjendet një foshnje e porsalindur brenda një qeseje të zezë pranë deponisë së mbeturinave

19/05/2025 - 11:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Punime “shkel e shko”, nxënësit e shkollës në Iliridë të Mitrovicës rrezikohen nga punimet e kompanisë kontroverse “Afri Univerzal” (Foto)

    Punime “shkel e shko”, nxënësit e shkollës në Iliridë të Mitrovicës rrezikohen nga punimet e kompanisë kontroverse “Afri Univerzal” (Foto)

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Albulena Haxhiu dhe deputeti i PDK-së shkëmbejnë përshëndetje të ngrohtë në oborrin e Kuvendit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Pesë persona të lënduar nga sulmi me thikë në Bielefeld të Gjermanisë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë