Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aliu: Rruga Prizren-Tetovë ndihmon zhvillimin e turizmit, është interes i të dyja shteteve

15/09/2024 - 10:38
në Kryesore, Lajme
A A
Paditet ministri, Liburn Aliu, pajisi me leje mjedisore kompaninë ‘Kelkos’
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë për Ekonomia Online se janë në pritje të Maqedonisë së Veriut për fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Tetovë.

Ky investim sipas tij është në interes të të dyja shteteve, pasi zhvillon turizmin dimëror. Aliu ka thënë se detyrat që i takojnë si Qeveri i kanë përfunduar, sa i përket daljes nga autostrada “Ibrahim Rugova”.

“Rruga Prizren-Tetovë, pasi që kemi realizuar marrëveshjet mes dy qeverive dhe është nënshkruar prej dy kryeministrave asaj kohe, kemi filluar atëherë me fazat tjera, gjë që është dashur që të ratifikohen këto marrëveshje nëpër Kuvend të ndajmë edhe buxhet. Kemi filluar nga ana e Kosovës, që pjesën tonë të punës që i përket rruga nga dalja jugore autostradës ‘Ibrahim Rugova’ në Prizren, deri në afërsinë e tunelit e kemi filluar tashmë realizimit kanë përfunduar procedurat e tenderimit, është nënshkruar kontrata dhe kanë filluar punimet”, ka deklaruar Aliu.

Krahas kësaj rruge, Aliu ka thënë se janë edhe disa projekte tjera, siç është ajo që lidh Plavën me Deçanin. Për këtë, ka thënë se kanë zhvilluar takime me autoritetet malazeze.

“Kjo nuk do të jetë vetëm në interesin e Prizrenit dhe Tetovës, do të jetë në funksion edhe të zhvillimit të turizmit në të dyja anët. Mos të harrojmë që në atë anë është ‘Kodra e Diellit’ si zonë e skijimit këtej është Brezovica. Me planin e ri hapësinorë presin të dalin edhe zona të tjera të rëndësishme të skijimit të cilat të gjitha do të mundin të frekuentohen në të dyja anët po ashtu kjo do të lidhet edhe me autostradën ‘Ibrahim Rugova’ që do të lidh Tiranën me Prishtinën. Në Tetovë do të lidhet edhe me korridorin 8-të, gjë që i bie që do të shkurtohet rruga për një pjesë të madhe të qytetarëve. Ka qenë edhe projekt prej kohësh i menduar po e merr rrugën dhe po shkon drejt ndërtimit, na presin edhe projekte të tjera të cilat do ta lidhin Plavën me Deçanin, kemi pasur takim në Podgoricë me zëvendëskryeministrin dhe me ministrin e Jashtëm, në mënyrë që marrëveshjet që kemi pasur të zhvillojmë më tej për realizimin e kësaj rruge”, ka thënë Aliu, teksa ka folur edhe për ndërtimin e rrugëve në Kosovë.

Prioritet ka thënë se është ndërtimi i rrugës Prishtinë-Podujevë, ndërsa në të njëjtën kohë po vazhdojnë punimet edhe rruga Dollc-Zahaq. Për këto investime, Aliu ka thënë se po punimet me një dinamikë të përshpejtuar.

“Janë në proces të ndërtimit përderisa rruga Prishtinë-Podujevë, është në proces të rregullt dhe po shkon cdo gjë në kohë dhe është mjaftë i shpejtë i realizimit të punimeve. Po ashtu edhe rruga Prishtinë-Pejë ato segmete që janë filluar tashmë janë duke shkuar mirë. Kemi të hapur tenderin nga Zahaqi deri në Dolls e që shpresoj që shpejtë do të mund ta përmbyllin edhe këtë tender, me nënshkrimin e kontratave. Këto dy rrugë janë duke shkuar në proces mjaftë të shpejtë, kemi dinamikë të përshpejtuar edhe tek autostrada e Gjilanit, ku mund të themi se njëri ndër rrugët të cilat ka pasur probleme më së shumti, bashkë me rrugën e Dollc-Gjakovë, të cilat janë të dyja projekte që ka pasur pengesa të paparashikueshme, me aq shumë probleme të projektit, të shpronësimeve të cilat kemi pasur vështirësi për zgjidhjet e tyre por kemi arritur që t’i realizojmë dhe me i zgjidh në masë të madhe”, ka thënë Aliu. /EO/

JU REKOMANDOJMË

Krasniqi: E trishtueshme të dëgjosh nga njerëzit që e kanë përjetuar Bllacën të thonë se Kosovës nuk i duhet ndihma e Amerikës
Kryesore

Krasniqi: E trishtueshme të dëgjosh nga njerëzit që e kanë përjetuar Bllacën të thonë se Kosovës nuk i duhet ndihma e Amerikës

13/09/2025 - 13:26
Gjyqtari i Speciales u emërua nga shefi i EULEX-it, reagon deputeti i PDK-së
Lajme

Gjyqtari i Speciales u emërua nga shefi i EULEX-it, reagon deputeti i PDK-së

13/09/2025 - 13:11
Goditja që i dha dje Amerika-Kosovës, Joseph: Kush po thotë që Administrata s’po merret me Ballkanin?
Kryesore

Goditja që i dha dje Amerika-Kosovës, Joseph: Kush po thotë që Administrata s’po merret me Ballkanin?

13/09/2025 - 13:04
“Veprimet e Albinit të pamatura”, “VV ta pyes vetën kah po shkojmë si shtet”, kritikat që sot nga AAK ia bën Kurtit
Kryesore

“Veprimet e Albinit të pamatura”, “VV ta pyes vetën kah po shkojmë si shtet”, kritikat që sot nga AAK ia bën Kurtit

13/09/2025 - 12:59
Kryeparlamentari Basha nuk e thotë asnjë fjalë për pezullimin e Dialogut Strategjik, kur ishte vetëm deputet reagon për gjithçka
Lajme

Kryeparlamentari Basha nuk e thotë asnjë fjalë për pezullimin e Dialogut Strategjik, kur ishte vetëm deputet reagon për gjithçka

13/09/2025 - 12:51
“Na konvenon më shumë kështu”; “duhet të qëndrojnë”: Reagimet qesharake të deputetëve të VV-së ndaj shuplakës së madhe amerikane
Lajme

“Na konvenon më shumë kështu”; “duhet të qëndrojnë”: Reagimet qesharake të deputetëve të VV-së ndaj shuplakës së madhe amerikane

13/09/2025 - 12:38

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

    Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Pas pezullimit të Dialogut Strategjik, Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj thirren në ambasadën amerikane

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Deputeti i VV-së fton për qëndresë përballë Amerikës: Kush qëndron, fiton – duhet të qëndrojmë dhe fitojmë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Akademiku famkeq serb, Qosiq, parashikonte kthimin e Kosovës duke i bërë shqiptarët anti-amerikanë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Goditje e madhe për Kosovën, ShBA pezullon Dialogun Strategjik për shkak të veprimeve të kryeministrit Albin Kurti

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë