Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Alkooli dhe ushqimet nuk munguan – Kush e financoi ndejën në Boletin ku mori pjesë Faton Peci? Flasin Ministria dhe Komuna e Zveçanit, hesht kabineti i ministrit

31/08/2025 - 19:47
në Kryesore, Lajme
A A
Alkooli dhe ushqimet nuk munguan – Kush e financoi ndejën në Boletin ku mori pjesë Faton Peci? Flasin Ministria dhe Komuna e Zveçanit, hesht kabineti i ministrit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më 7 gusht, ministri në detyrë i Bujqësisë dhe kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e VV-Guxo-Alternativa, Faton Peci, publikoi një fotografi nga një ndejë në fshatin Boletin të Mitrovicës, ku shfaqej i rrethuar nga pjesëmarrës me plisa të bardhë, ushqim dhe pije në tavolinë.

Postimin e tij ai e shoqëroi me përshkrimin: “Garda e parë e shtetit shqiptar, Boletini me plisa të bardhë! Boletin, Mitrovicë!”, transmeton lajmi.net.

Pas publikimit, kanë lindur pyetje nëse kjo ngjarje kishte karakter zyrtar apo politik dhe kush qëndronte pas organizimit të saj.

Ministria e Bujqësisë ka mohuar përfshirjen në këtë aktivitet, duke thënë për Lajmi.net:

“Ju njoftojmë se organizimi i aktivitetit në fshatin Boletin të Komunës së Mitrovicës nuk është iniciuar dhe as organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.”
Edhe Komuna e Zveçanit, nën juridiksionin e së cilës bie aktualisht fshati Boletin, është distancuar nga organizimi. Kryetari Ilir Peci ka deklaruar për Lajmi.net:

“Për këtë organizim komuna nuk ka qenë në dijeni dhe nuk e dimë qëllimin e këtij organizimi të organizuar nga Faton Peci, tash kandidat për kryetar i Komunës së Mitrovicës, ka qenë për arsye politike pasi është ministër i Bujqësisë dhe asnjëherë nuk ka qenë në vizitë edhe pse është nga fshati Zhazhë, pra është për qëllime politike.”

Kabineti i Faton Pecit nuk i është përgjigjur kërkesës së Lajmi.net për sqarime shtesë rreth këtij aktiviteti.

Në mungesë të një deklarate zyrtare nga vetë organizatorët, mbetet e paqartë nëse ngjarja është mbështetur financiarisht nga fondet publike apo është një iniciativë private me qëllim politik.

Kjo ngre dyshime në opinion lidhur me transparencën e shpenzimeve dhe natyrën e organizimit, sidomos duke pasur parasysh përfshirjen e një zyrtari publik në procesin elektoral.

JU REKOMANDOJMË

Haradinaj në Bjeshkën e Madhe: Inkurajuese të shohësh rritjen e interesimit për sportet dimërore

Haradinaj në Bjeshkën e Madhe: Inkurajuese të shohësh rritjen e interesimit për sportet dimërore
15/03/2026 - 15:59

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka ndjekur nga afër garën e skijimit në Bjeshkën e Madhe, një aktivitet të organizuar nga...

Më shumëDetails

Çka ndodhi/ Dëshmia e agjentit të policisë pas shpërthimit të tritolit në Lezhë

Çka ndodhi/ Dëshmia e agjentit të policisë pas shpërthimit të tritolit në Lezhë
15/03/2026 - 15:32

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të sotëm. Eksplozivi i ishte vënë makinës së një efektivi policie në qytetin...

Më shumëDetails

Daut Haradinaj uron Rexhep Selimin për ditëlindje: Të pres në liri miku im, u bëfsh 100!

Daut Haradinaj uron Rexhep Selimin për ditëlindje: Të pres në liri miku im, u bëfsh 100!
15/03/2026 - 15:24

Ish deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka uruar Rexhep Selimin në 55 vjetorin e lindjes i cili ndodhet në Hagë. “Të pres në liri miku im, u bëfsh...

Më shumëDetails

Kurti e uron Rexhën për ditëlindje: Dy krahët e shqiponjës që e bëjnë dhjetëshen

Kurti e uron Rexhën për ditëlindje: Dy krahët e shqiponjës që e bëjnë dhjetëshen
15/03/2026 - 14:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Rexhep Selimin për ditëlindje. Ai ka postuar një fotografi të ish-komandantit të UÇK-së krah gruas së tij në Facebook, duke...

Më shumëDetails

Ramadani: Kurti është bërë “djalë i mirë” në dialog me Serbinë, shkeli Kushtetutën duke njohur dokumentet ‘paralele’

Ramadani: Policia bëri mirë me planin, sa më shumë që demokratizohet Kosova, çështja e sigurisë për zgjedhje s’do të jetë temë
15/03/2026 - 14:18

Me rastin e nisjes së zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete, analisti Burim Ramadani, thotë se “koncesioni për njohjen e dokumenteve të strukturave ilegale...

Më shumëDetails

Ministria e Sveçlës konfirmon “lëshimin pe”: Publikon detajet e zbatimit të masave për dokumentet nga strukturat ilegale serbe

Ministria e Sveçlës konfirmon “lëshimin pe”: Publikon detajet e zbatimit të masave për dokumentet nga strukturat ilegale serbe
15/03/2026 - 13:48

MPB njofton për regjistrimin e dokumenteve të lindjes, martesës dhe vdekjes nga institucionet jolegale serbe Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se qytetarët e Republikës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Kurti “lëshon pe” për serbët, Vuçiq: U shmang katastrofa e ndonjë konflikti

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Matoshi për Ligjin e të Huajve: Kurti me këtë vendim dëshmoi lidership dhe përgjegjësi politike

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Real Madridi e merr vendimin për të ardhmen e Viniciusit

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Zvicër: Dënohet me burg e dëbim kosovarja 64-vjeçare për mashtrim të zviceranit me mbi 1 milion euro

    76 Shpërndaje
    Shpërndaje 30 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë