Burime për ZËRI bëjnë me dije se kontrollet janë shtrirë edhe në një subjekt tjetër tregtar, si dhe në një banesë private në zonën e Selitës, në kryeqytet.
Klodjan Allajbeu, pronari i Spitalit Amerikan
Prej disa orësh, struktura të Policisë së Shtetit dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit po zhvillojnë veprime kontrolli në ambientet e shoqërisë “Evita” sh.p.k., kompani në pronësi të biznesmenit Klodian Allajbeu, i lidhur me Spitalin Amerikan.
Burime për ZËRI bëjnë me dije se kontrollet janë shtrirë edhe në një subjekt tjetër tregtar, si dhe në një banesë private në zonën e Selitës, në kryeqytet.
Sipas informacioneve, operacioni po kryhet me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, nën drejtimin e prokurores Dorina Bejko në lidhje me koncesionet në fushën e shëndetësisë. Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë dhënë detaje zyrtare mbi natyrën e hetimit.
Shoqëria “Evita” sh.p.k. ushtron aktivitet në sektorin e farmaceutikës dhe furnizimit me pajisje mjekësore.
Por përse lakohet kaq shumë kompania e Allajbeut? Evita SHPK është fituese e vetme e tenderit të shpallur nga Operatori i Blerjeve të Përqëndruara me vlerë 1.6 miliardë lekë. Edhe pse një kompani tjetër ofroi 51 milionë lekë më pak, sërish fitues u shpall “Pegasus” e Janis Karathano dhe “Evita” e Klodian Allajbeut. Dyshimet janë se koncesione shumë të rëndësishme publike në fushën e shëndetësisë janë kthyer në monopolin e dyshes “Karathanos-Allajbeu” përfshirë projektin e Laboratorëve, i cili kap vlerën totale prej 214 milionë eurosh.















