Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka njoftuar, se do të bëjë një ndryshim rreth terminëve për vizë Schengen nga muaji i shtatorit.
Ky njoftim vjen në kohën kur janë shtuar zërat se vendit mund t’i hiqen vizat pas një vendimi që mund të merret me datën 23 qershor në Bruksel.
“Për të ofruar më shumë termine dhe kohë pritjeje dukshëm më të shkurtra për terminet për vizë Shengen, Ambasada Gjermane në Prishtinë do të jetë e hapur për aplikime për vizë Shengen nga mesi i shtatorit do të punojë së bashku me një anëtar të Zyrës së Jashtme në Berlin, ofrues i kontraktuar i shërbimeve të porositura. Ky bashkëpunim tashmë është dëshmuar në disa vende të tjera”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Gjermanisë.
Për rezervim të dukshëm dhe të shpejtë të termineve në kohë më të shkurtër shpejtë duke ofruar shërbime në këmbim të një takseje do të paguani prej 30 deri në 40 euro.
Përveç kësaj, dhe shërbyesve do të ofrojë edhe shërbime të tjera (p.sh. fotografim për fotografi biometrike të formatit të pasaportës, shërbim VIP në një ambient.
Pritet që terminet për aplikim nga mesi i shtatorit mund të rezervohen nga korriku, online nëpërmjet uefaqes së shërbyesit.
Për informata rreth aplikmit klikoni në likun e mëposhtëm: https://pristina.diplo.de/visa.
Deri në fillim të shtatorit aplikimi duhet të bëhet drejtpërdrejtë në ambasadë.