Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi me njoftim të ri për kosovarët të bllokuar në Emirate

03/03/2026 - 10:06
në Lajme
A A
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi me njoftim të ri për kosovarët të bllokuar në Emirate
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi ka njoftuar se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe institucionet në Kosovë për të shqyrtuar mundësinë e evakuimit të qytetarëve kosovarë, në rast të vazhdimit të bllokadës së hapësirës ajrore.

Ambasada u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që ndodhen në territorin e Emirateve – si vizitorë të bllokuar ashtu edhe rezidentë – që të paraqiten pranë përfaqësisë diplomatike nëse nuk e kanë bërë tashmë këtë.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës – vizitorë të bllokuar dhe rezidentë – se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e vendit pritës, me institucionet shtetërore në Kosovë, si dhe me Ambasadën tonë në Riad, për të shqyrtuar mundësinë më të shpejtë dhe më të sigurt në rastin e evakuimit të qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e saj në Facebook

Qytetarët që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nuk janë regjistruar ende, janë ftuar të kontaktojnë Ambasadën përmes emailit [email protected] ose në numrin e telefonit/WhatsApp +971 54 709 2109, duke dërguar të dhënat personale sipas dokumentit të udhëtimit dhe qytetin ku ndodhen.

Sipas Ambasadës, regjistrimi është i domosdoshëm për procedimin e kërkesave në rast të evakuimit, përfshirë pajisjen me leje kalimi urgjente në kufirin e Arabisë Saudite.

“Kjo është e domosdoshme në mënyrë që kërkesat tuaja në rastin e evakuimit të mund të procedohen për pajisje me leje kalimi urgjente në kufirin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, procedurë e cila realizohet nga Ambasada jonë në Abu Dhabi për të gjithë qytetarët tanë që gjenden në Emirate, në koordinim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Riad – Arabi Saudite”, theksohet më tej.

Ambasada ka bërë të ditur se, në rast të krijimit të kushteve për evakuim emergjent të organizuar, në koordinim me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, institucionet e Kosovës dhe autoritetet saudite, qytetarët do të njoftohen menjëherë për fluturimet e mundshme nga aeroportet si Jeddah ose Riyadh.

JU REKOMANDOJMË

Kandidati i përjetshëm për poste të larta shtetërore e rajonale, Veton Surroi rikonsiderohet si kandidat për President të Kosovës

Surroi pas konferencës së Osmanit: Komuniteti serb as s’ka bllokuar as s’ka vënë veto, shumica ka penguar kompletimin e kryesisë
03/03/2026 - 10:46

Ndonëse Kosova ndodhet në fazë kritike politike dhe e përfshirë nga debate për presidentin e ardhshëm të shtetit, dukej e çuditshme mungesa e përflitjeve të emrit të tij....

Më shumëDetails

Takim tjetër me Abdixhikun në Kuvend, Kurti pyetet a pritet të ketë marrëveshje

Takim tjetër me Abdixhikun në Kuvend, Kurti pyetet a pritet të ketë marrëveshje
03/03/2026 - 10:37

Kryeministri Albin Kurti është takuar edhe sot më kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ata u takuan në Kuvend për të diskutuar mbi çështjen e presidentit të ri. I...

Më shumëDetails

Përleshja me Mossin, Burim Pacolli jep detaje: “Bërtiste ‘nxirre hekrin’, por s’u afrua një me një”

Përleshja me Mossin, Burim Pacolli jep detaje: “Bërtiste ‘nxirre hekrin’, por s’u afrua një me një”
03/03/2026 - 10:21

Gazetari Burim Pacolli ka dhënë detaje lidhur me përleshjen fizike me reperin Moss, duke reaguar ndaj deklaratave të këtij të fundit se konflikti lidhej me kritikat për mungesën në...

Më shumëDetails

Deputetja e VV’së rikthehet me akuza ndaj opozitës, e shqetësuar që me ‘Presidentin’ po duan ta “bllokojnë” Kurtin

Deputetja e LVV-së e pyet publikisht Hotin për një tender milionësh
03/03/2026 - 09:44

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka rikthyer gjuhën e Vetëvendosjes kundër partive tjera se po duan ta bllokojnë kryeministrin Kurti me zgjedhjen e presidentit. Duke e lënë fajtore...

Më shumëDetails

Një burrë vdes në QKUK, rasti po hetohet si vdekje e dyshuar

Të lënduarit në aksidentin afër Sllatinës janë në gjendje stabile
03/03/2026 - 09:27

Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar në Prishtinë. Sipas raportit 24-orësh të policisë, më 2 mars rreth orës 11:30, një burrë i cili kishte shkuar për...

Më shumëDetails

“Ma këpute shpirtin, Adushi i nanës” – reagimi prekës i nënës së 21-vjeçarit mitrovicas që humbi jetën në aksidentin tragjik

“Ma këpute shpirtin, Adushi i nanës” – reagimi prekës i nënës së 21-vjeçarit mitrovicas që humbi jetën në aksidentin tragjik
03/03/2026 - 09:01

Dy të rinj nga Mitrovica, Adrian Avdyli dhe Fidan Peci, dje humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku në Itali, shkruan Mitrovica SOT Vdekja e tyre sidomos...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A ka LDK votë për Vjosa Osmanin? Flet Abdixhiku

    A ka LDK votë për Vjosa Osmanin? Flet Abdixhiku

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Cakolli saktëson afatin e fundit për zgjedhjen e presidentit, nuk është 4 marsi

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Këta janë dy mitrovicasit që humben jetën në aksidentin e ndodhur në Itali (Foto)

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Gramos Krasniqi “Mossi” dhe disa të tjerë sulmojnë fizikisht gazetarin Burim Pacolli

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kajtazi ‘zbulon’ prapaskenat: Këto janë arsyet se pse Kurti nuk po pranon të jetë kryeministër

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë