Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka publikuar fotografi nga vizita e zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan, në Kosovë gjatë javës që lamë pas.
Njoftimi i ambasadës tregon për takime konstruktive me zyrtarë qeveritarë, udhëheqës të opozitës dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, si dhe një program vizitash që synon avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik të vendit.
“Ishte kënaqësi të pres zyrtarin e lartë të Byrosë Brendan Hanrahan në Kosovë fundjavën e kaluar. Vizita e tij përfshiu takime konstruktive me zyrtarë qeveritarë, udhëheqës të opozitës dhe komunitetin e biznesit, si dhe vizita në Camp Film City dhe Camp Nothing Hill, për të çuar përpara përpjekjet amerikane drejt stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik. Ai gjithashtu gjeti kohë për të bërë një turne në vendin e bukur dhe historik të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Manastirin e Graçanicës. Shijoni disa foto nga vizita”, thuhet në njoftim.