Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ambasada gjermane: Gjithnjë e më e qartë se në Kosovë duhet të formohet një qeveri koalicioni

12/02/2025 - 18:32
në Kryesore, Lajme
A A
Ambasada gjermane: Gjithnjë e më e qartë se në Kosovë duhet të formohet një qeveri koalicioni
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zgjedhjet e 9 shkurtit duket se nuk i kënaqën asnjë nga partitë e mëdha në Kosovë. E para që doli në listë, sipas rezultateve preliminare me 99.57% të votave të numëruara është Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, e cila mori 40.87%. Por, ky rezultat është i dobët për synimin e madh që pati kjo parti kur i hyri garës për të marrë 500 mijë vota përmes të cilave do të ishte në gjendje të formonte e vetme qeverinë për të udhëhequr edhe katër vjet të tjera. Me këtë rezultat, Vetëvendosjes do t’i duhet të nisë t’i shikojë opsionet meqë nëse do të udhëheqë do t’i duhen me doemos koalicionet.

Për këtë domosdoshmëri ka folur edhe ambasada e Gjermanisë në Kosovë në një prononcim për Gazetën Express kur u pyet për një bllokadë të mundshme të krijimit të institucioneve të reja.

“Derisa jemi ende në pritje të rezultateve përfundimtare, duket se po bëhet gjithnjë e më e qartë se në Kosovë duhet të formohet një qeveri koalicioni”, tha një zëdhënës i ambasadës.

Ai shtoi se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e kishte me të drejtë kur deklaroi se: “Ne u urojmë të gjithë politikanëve më të mirën në drejtimin e hapësirës politike dhe për të siguruar që një qeveri e qëndrueshme të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Bashkimi Europian dje lëshoi një deklaratë për zgjedhjet në Kosovë, për të cilat tha se sipas konstatimeve preliminare, ato kanë qenë të qeta dhe konkurruese me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve, ndërsa e potencoi se është zbatuar ligji i ri zgjedhor.

“Fushata ishte e gjallë. Procesi i përgjithshëm tregoi qëndrueshmëri dhe përkushtim ndaj parimeve demokratike”, tha blloku europian.

BE ka vendosur një Mision Vëzhgues Zgjedhor i cili do të qëndrojë në Kosovë për të ndjekur procedurat paszgjedhore si dhe për të nxjerrë rekomandime.

“Ne presim me padurim formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet, me synimin për të mbështetur Kosovën për t’iu afruar BE-së dhe për të përfituar plotësisht nga mundësitë e rëndësishme si Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në komunikatën e 11 shkurtit.

BE i bëri thirrje autoriteteve në Kosovë që të angazhohen në bashkëpunim të përgjegjshëm rajonal dhe të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të forcuar sundimin e ligjit dhe administratën publike, si dhe për të mbrojtur lirinë e shprehjes.

“Progresi në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është mënyra e vetme që Kosova të arrijë progres në rrugën e saj europiane. Kosova pritet të zbatojë obligimet e saj që dalin nga Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut pa vonesa apo parakushte të mëtejshme. Nuk ka alternativë për dialogun e lehtësuar nga BE”.

JU REKOMANDOJMË

E rëndë, 28 vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Slloveni
Lajme

E rëndë, 28 vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Slloveni

15/01/2026 - 20:12
Arrestohen tre persona në Leposaviq, policia iu gjen armë, thika e radiolidhje
Lajme

Arrestohen dy persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare, njëri nga ta përfitoi mbi 19 mijë euro pa dal fare në punë

15/01/2026 - 19:58
“Jemi në hall, Pronari nuk po e hap telefonin”, Fermëret e Skenderajt thonë së prap Qumështorja “Drena” nuk po u’a paguan borxhet
Lajme

“Jemi në hall, Pronari nuk po e hap telefonin”, Fermëret e Skenderajt thonë së prap Qumështorja “Drena” nuk po u’a paguan borxhet

15/01/2026 - 19:42
Ky është taksisti që u gjet i pa jetë brenda veturës së tij në Prizren
Lajme

Ky është taksisti që u gjet i pa jetë brenda veturës së tij në Prizren

15/01/2026 - 19:28
Kryeziu: VV po përpiqet ta ruajë dhe ta ushtrojë pushtetin përtej mandatit të dhënë nga qytetarët
Lajme

Ismet Kryeziu për krizën në LDK: Pa ndryshim në lidership dhe qasje, çdo veprim tjetër mbetet sipërfaqësor

15/01/2026 - 19:19
Gjykata i jep të drejtë kosovarit që i ishte refuzuar pasaporta zvicerane
Lajme

Gjykata i jep të drejtë kosovarit që i ishte refuzuar pasaporta zvicerane

15/01/2026 - 18:49

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vazhdon numërimi i votave me postë, kryeson bindshëm VV-ja

    Rinumërohen gati 99% e 108 vendvotimeve, këto janë rezultatet

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Skandal: Zyrtarët e Urbanizmit lëshuan leje të kundërligjshme me procedurë ‘urgjente’, konflikt interesi dhe në kohë fushate, përfitim ekstra mbi 1 milion euro për London LTD (Dokumente)

    307 Shpërndaje
    Shpërndaje 123 Tweet 77
  • Bislimi njofton: Nga nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt dhe automjetet – së pari me materiale informuese

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gjykimi ndaj një imami kosovar në Zvicër: Shkaktoi dëme miliona franga, për çka po akuzohet?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • FBI sjell agjent special dhe analist të inteligjencës në Kosovë, ja çfarë do të bëjnë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë