Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka takuar ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe krerët e misioneve që janë në Kosovë.
Gjatë këtij takimi, siç ka njoftuar Aivo Orav, ambasador i BE’së, është vlerësuar procesi zgjedhor, dhe është theksuar rëndësia e formimit të shpejtë të qeverisë.
‘’Së bashku me ambasadorët e BE-së dhe krerët e misioneve në Kosovë, u takuam me Kryeministrin në detyrë Albin Kurti për të diskutuar perspektivat për vitin 2026. Vlerësuam procesin zgjedhor, i cili pasqyron një përkushtim të fortë ndaj parimeve demokratike, dhe theksuam rëndësinë e formimit të shpejtë të qeverisë’’, ka shkruar Orav.











