Edhe sot sikurse të martën Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituohet. E kjo ka bërë që të reagojnë edhe ambasadorët e shteteve mike në Kosovë.
Ka qenë ambasadori britanik Jonathan Hargreaves përmes një reagimi në ‘’X’’ u shpreh se Kosova ka nevojë urgjente për një Kuvend dhe qeveri funksionale.
“Më shumë se dy muaj pasi populli i Kosovës votoi në zgjedhje, Kosova ka nevojë urgjente për një Kuvend dhe qeveri funksionale. Populli ka të drejtë të presë që liderët e tyre politikë të punojnë së bashku për interesat kombëtare”, ka shkruar ambasadori britanik.