Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Jonathan Hargreaves gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takim me kreun e zgjedhur të PDK-së, Bedri Hamza.
Pas takimit Hargreaves tha se e ka përgëzuar Hamzën për rolin e tij të ri.
Postimi i plotë:
Sot u takova me kryetarin e sapozgjedhur të PDK-së, Bedri Hamzën.
E përgëzova për rolin e tij të ri dhe i urova suksese në rolin e tij të rëndësishëm në çuarjen përpara të zhvillimit demokratik të Kosovës.
Gjithashtu diskutuam rëndësinë e funksionimit efektiv të institucioneve të Kosovës dhe nevojën që aktorët politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive me njëri-tjetrin në frymën e Kushtetutës, veçanërisht në kontekstin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.














