Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ambasadori gjerman takohet me Maqedoncin, përmend ndihmë 3 milionëshe nga Gjermania për 5 projekte për FSK-në

02/04/2026 - 11:32
në Kryesore, Lajme
A A
Ambasadori gjerman takohet me Maqedoncin, përmend ndihmë 3 milionëshe nga Gjermania për 5 projekte për FSK-në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph është takuar me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“Gjermania vazhdon të qëndrojë krah për krah me Kosovën në forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë”, shkroi Ambasada Gjermane në një postim në Facebook.

Gjatë takimit, u tha se ambasadori “theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në kuadër të iniciativës Enable and Enhance — me 3 milionë euro në vitin 2026 për pesë projekte kyçe”.

“Këto projekte fokusohen në forcimin e shërbimeve mjekësore, logjistikës dhe kapaciteteve të zjarrfikjes brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) — kontribute konkrete që rrisin gatishmërinë operacionale dhe zhvillimin institucional. Takimi përfshiu gjithashtu asistencën e vazhdueshme të Gjermanisë për trajnimin ushtarak: kadetët kosovarë që aktualisht po ndjekin trajnim gjuhësor në Gjermani do të vazhdojnë me arsimimin për oficerë në përputhje me standardet e NATO-s — një investim në gjeneratën e ardhshme të lidershipit brenda FSK-së”, thuhet në njoftimin e Ambasadës,

“Përveç kësaj, programi bilateral për vitin 2026 parasheh një gamë të gjerë aktivitetesh të përbashkëta, duke përfshirë shkëmbime ekspertësh dhe trajnime në logjistikë, polici ushtarake dhe arsimim për oficerë. Gjermania ka qenë një partner i besueshëm për FSK-në që nga fillimi — dhe mbetet e përkushtuar për thellimin e këtij bashkëpunimi dhe për mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik”, thuhet tutje në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Replika në Kuvend, Zemaj ia përmend Martin Berishajn, Rizvanolli thotë se njerëzit e VV’së s’kanë lidhje me kompani të tregtimit të rrymës

Replika në Kuvend, Zemaj ia përmend Martin Berishajn, Rizvanolli thotë se njerëzit e VV’së s’kanë lidhje me kompani të tregtimit të rrymës
02/04/2026 - 13:34

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka replikuar në Kuvendin e Kosovës me deputetin e LDK-së, Armend Zemaj, për temën e importit të energjisë elektrike. Zemaj ka pyetur Rizvanollin...

Më shumëDetails

“Mjaft ma”, Gërvalla i gjuan fjalë Haradinajt pasi ky i tha Kurtit se “po rren” (VIDEO)

“Mjaft ma”, Gërvalla i gjuan fjalë Haradinajt pasi ky i tha Kurtit se “po rren” (VIDEO)
02/04/2026 - 13:32

Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla nuk i ka duruar akuzat e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po fliste nga foltorja e Kuvendit edhe pasi kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ia...

Më shumëDetails

Gruda: Kurti me agjendë që vendi të mbahet i bllokuar

Gruda: Kurti me agjendë që vendi të mbahet i bllokuar
02/04/2026 - 13:20

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka akuzuar kryeministrin Kurti dhe LVV-në për agjendë të fshehur për bllokimin e zgjedhjes së presidentit të ri. Në një bisedë për rtv21,...

Më shumëDetails

Tahiri: AAK do e votojë Byronë për Konfiskimin e Pasurisë, le t’na hetojë mua e Kurti të partë, të këqyrim kush sa ka

Tahiri: AAK do e votojë Byronë për Konfiskimin e Pasurisë, le t’na hetojë mua e Kurti të partë, të këqyrim kush sa ka
02/04/2026 - 13:19

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kritikuar Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin, duke thënë se ky i fundit po mundohet që ta bartë tek opozita përgjegjësinë...

Më shumëDetails

Kurti kujdeset t’ia çojë edhe një mesazh Osmanit në ditët e fundit të mandatit, ja çfarë i thotë nga foltorja e Kuvendit

Presidenca: Qeveria s’u konsultua me Osmanin për draft-statutin e Asociacionit
02/04/2026 - 13:18

Kryeministri Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit tha se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit nuk mund të “anulojë” vullnetin e popullit. Ai tha se...

Më shumëDetails

Përplasje në Kuvend, Haradinaj Kurtit “Paguan zagarë për të fyer shqiptarë”, Haxhiu ia ndalë fjalën kreut të AAK’së

Përplasje në Kuvend, Haradinaj Kurtit “Paguan zagarë për të fyer shqiptarë”, Haxhiu ia ndalë fjalën kreut të AAK’së
02/04/2026 - 13:17

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e akuzoi kryeministrin Albin Kurti për mashtrim dhe përgjegjësi për çmimet e larta, ndërsa kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ia ndërpreu fjalën. “Sot erdh mashtruesi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali 1.6 milionësh në KEK: Biznesmeni e zyrtari kurdisën në kafene tenderin e madh

    Skandali 1.6 milionësh në KEK: Biznesmeni e zyrtari kurdisën në kafene tenderin e madh

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Vendim i ri: Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ky është polici i arrestuar për lëndim të rëndë trupor në Prishtinë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kosova arrin renditjen më të lartë deri tani në FIFA

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Kosova humb, komentatori nga ky shtet gëzohet për Turqinë sikur të ishte kombëtarja e tij [VIDEO]

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë