Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, u shpreh optimist për tejkalimin e krizës institucionale në vend, duke theksuar se Kosova ka kapacitetet e nevojshme për të ecur drejt një zgjidhjeje.
“Unë mendoj që do të gjendet një zgjidhje politike. Pa dyshim që është zgjatur, por Kosova i ka të gjitha forcat, të gjitha mundësitë që të shkojë drejt zgjidhjeve dhe formimit të institucioneve të veta,” tha ambasadori Malaj.