Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ambasadori palestinez në Tiranë: Kosovën s’e njohim shkaku i Ambasadës në Jerusalem

22/11/2025 - 15:01
në Lajme
A A
Ambasadori palestinez në Tiranë: Kosovën s’e njohim shkaku i Ambasadës në Jerusalem
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori palestinez në Shqipëri, Sami Mhanna, ka thënë se vendi i tij nuk e njeh Kosovën për shkak të hapjes së Ambasadës në Jerusalem.

Ai ka thënë se megjithatë, nuk i dihet kurrë nëse vendi i tij do të ndryshojë qëndrim për sa i përket kësaj çështjeje.

“Sa i përket njohjes së Kosovës, nuk i dihet kurrë. E kam thënë shumë herë më parë në intervista, dhe shumë njerëz janë zemëruar me mua. I kam parë komentet, jam përballur me kritika. Unë kam folur nga këndvështrimi i qeverisë sime. Palestinezët në përgjithësi, edhe qeveria e Palestinës, nuk kanë asgjë kundër Kosovës dhe popullit të Kosovës”.

“Çështja e zhvendosjes, ose më saktë themelimi i Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Jerusalemi është territor i pushtuar. Sipas të drejtës ndërkombëtare, konsiderohet territor i pushtuar, dhe nuk mund të hapësh ambasadë atje sepse konsiderohet shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare. Këtë ia kam thënë edhe presidentit (Bajram) Begaj. Ai më pyeti pse Palestina nuk e ka njohur Kosovën. Unë i thash, kjo është arsyeja kryesore”, deklaroi Mhanna.

Ndër të tjera, ambasadori ka thënë se e njeh personalisht homologun e tij kosovar në Tiranë, me të cilin thotë se flet normalisht.

Shton se vendi i tij nuk ka asgjë kundër popullit të Kosovës.

Më tutje, ai përmend edhe një deklaratë që i atribuohet presidentit palestinez, Mahmoud Abbas, i cili është cituar të ketë thënë se vendi i tij nuk e njeh Kosovën për shkak të Serbisë.

“Kështu është thënë, por ai nuk e ka thënë atë gjë. Të gjitha ato raporte kanë qenë të gabuara. Çështja e Kosovës ka qenë e lidhur me të drejtën ndërkombëtare, kështu e di unë”, thotë Mhanna për Top Channel.

Për çështjen e hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, ambasadori palestinez tha se shumë njerëz i thonë se kjo nuk është arsye e fortë për të mos njohur mëvetësinë e vendit, duke ia rikujtuar historinë e re se çfarë ka ndodhur.

“Por unë nuk e di çka ka ndodhur atëherë, ndoshta ka gjëra që ne nuk i dimë. Unë po e them pozicionin e vendit tim. Çështja është se Ambasada u hap në Jerusalem. Kjo ka qenë arsyeja kryesore”, deklaroi ambasadori Sami Mhanna.

I pyetur nëse ka qenë ndonjëherë në Kosovë, ai tha: “Kur më caktuan për ambasador në Shqipëri, erdha me makinë. Kalova nëpër Kosovë, nuk u ndala në Prishtinë, por është shumë e bukur. Pash male e natyrën. Absolutisht planifikoj ta vizitoj së shpejti”. /Klankosova

JU REKOMANDOJMË

Qeveria ndan 9 milionë euro për komunat që janë prekur nga vërshimet
Kryesore

IHMK lëshon alarm të verdhë, rritet rreziku i vërshimeve në Kosovë pas reshjeve të shiut

22/11/2025 - 15:33
Komandanti i KFOR-it takon myftiun Tërnava: Shkëmbim pikëpamjesh mbi çështjet sociale dhe fetare
Kryesore

Komandanti i KFOR-it takon myftiun Tërnava: Shkëmbim pikëpamjesh mbi çështjet sociale dhe fetare

22/11/2025 - 14:39
Lladrovci kritikon Hamzën: Kjo nuk është rrugë për ta fuqizuar partinë
Kryesore

Lladrovci kritikon Hamzën: Kjo nuk është rrugë për ta fuqizuar partinë

22/11/2025 - 13:55
Kryeziu ngre alarmin: Shumë profile fallco janë hapur për dezinformim dhe ndikim në zgjedhje
Lajme

Kryeziu ngre alarmin: Shumë profile fallco janë hapur për dezinformim dhe ndikim në zgjedhje

22/11/2025 - 13:32
Bajrami: Një familje që në tetor 2019 ka paguar rrymë 54 euro, sot paguan 169 euro
Ekonomi

Bajrami: Një familje që në tetor 2019 ka paguar rrymë 54 euro, sot paguan 169 euro

22/11/2025 - 13:10
Maqedonci: Unë s’komunikoj s’i Agim Bahtiri, nuk mendoj që Gruda e ka pyetur Listën Serbe për të ardhur në seancë
Kryesore

Maqedonci: Unë s’komunikoj s’i Agim Bahtiri, nuk mendoj që Gruda e ka pyetur Listën Serbe për të ardhur në seancë

22/11/2025 - 12:38

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rreth 900 milion eurot e BE’së, Marta Kos kritikoi në sy Albin Kurtin

    Rreth 900 milion eurot e BE’së, Marta Kos kritikoi në sy Albin Kurtin

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Lladrovci kritikon Hamzën: Kjo nuk është rrugë për ta fuqizuar partinë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Koci i reagon Kurteshit: “Iku nga lufta, u kthye për të bërë tregti me verëra evropiane ndërsa me deklaratat për Listën Serbe janë “postpatriotizëm”

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ekskluzive: Kjo është kompania së cilës iu zunë 120 kg drogë brenda autobusit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Arrestohet Nichi pas kontrollit në automjetin e tij nga Njësia Speciale

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë