Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AME: Përmirësohet situata e vërshimeve në Kosovë

08/01/2026 - 19:31
në Lajme
A A
Vërshimet në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme del me raport
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sipas të dhënave nga Qendrat Operative Emergjente 112 dhe njësitë operative në terren, situata e vërshimeve në Kosovë ka shënuar përmirësim të dukshëm pas ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës.

Niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka filluar të bie dhe aktualisht nuk paraqitet rrezik i menjëhershëm për vërshime të reja.

Sipas AME/MPB, në Prishtinë dhe rrethinë janë evidentuar vërshime të lokalizuara në nënkalime dhe bllokime të disa rrugëve dytësore, por situata vlerësohet e menaxhueshme. Në Prizren, gjatë natës janë raportuar shumë pak intervenime, kryesisht të natyrës teknike.

Në rajonin e Mitrovicës situata është kryesisht e qetë, ndërsa në Mitrovicën e Jugut disa familje janë evakuuar përkohësisht si masë sigurie. Në Pejë janë raportuar dy intervenime në Istog, përfshirë evakuimin e një familjeje, ndërsa në komunat tjera gjendja është stabile. Në Gjakovë dhe Gjilan situata paraqitet e qetë dhe nën kontroll, me rënie të nivelit të ujit në lumenj.

Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në gjithë vendin mbeten të mobilizuara për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, ndërsa Sistemi i Komunikimit Emergjent 112 është në monitorim dhe koordinim të vazhdueshëm të situatës 24/7.

Ndërkohë, reshjet e borës dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor në disa zona, ndërsa disa rrugë mbeten të bllokuara për shkak të shembjeve të dheut. Qytetarët janë apeluar për kujdes të shtuar.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent thekson se përveç reagimit me forca operative në mbarë vendin, ka mbështetur KEK-un dhe KOSTT-in me pompa thithëse me kapacitet të lartë për largimin e ujit nga objektet e prekura, të cilat janë ende në funksion sipas nevojës.

“Institucionet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë për reagim dhe koordinim, ndërsa situata vazhdon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme 24/7 nga sistemi i komunikimit emergjent 112”, përfundon njoftimi.

JU REKOMANDOJMË

Mimoza Kusari këtë mandat do të jetë ministre?
Kryesore

Mimoza Kusari këtë mandat do të jetë ministre?

09/01/2026 - 13:26
KALLXO: Shteti i la pa pensione të dhjetorit familjet e 24 policëve të rëndë në detyrë
Kryesore

Sindikata: Familjet e policëve të rënë në detyrë, nuk janë paguar për muajin dhjetor

09/01/2026 - 13:21
Minatorëve iu del vetëm gjysma e pagës, reagon sindikata
Kryesore

Sindikata e Trepçës alarmon: Minatorët po ndëshkohen padrejtësisht, institucionet po heshtin

09/01/2026 - 12:49
Ish-deputeti i VV-së thotë se po krijohen “tema të mëdha” për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale
Lajme

Sejdiu: Kurti do sërish zgjedhje në prill, ky është skenari i tij

09/01/2026 - 12:19
Menaxhmenti i Trepçës rikthen pronat në Podujevë, hapet rruga për projektin minerar “Çuka e Batllavës”
Lajme

Menaxhmenti i Trepçës rikthen pronat në Podujevë, hapet rruga për projektin minerar “Çuka e Batllavës”

09/01/2026 - 12:03
LVV: Jemi subjekti politik më i votuar në historinë e Kosovës
Lajme

LVV: Jemi subjekti politik më i votuar në historinë e Kosovës

09/01/2026 - 11:43

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i laboratorik turk “Elab Kosova”: Analiza pa licencë për mbi 1200 pacientë – biokimike, mikrobiologjike, Hepatit e HIV

    Skandali i laboratorik turk “Elab Kosova”: Analiza pa licencë për mbi 1200 pacientë – biokimike, mikrobiologjike, Hepatit e HIV

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ekskluzive: Këta pritet të jenë drejtorët e Sami Lushtakut në Skenderaj, zyrtarizimi nuk po bëhet për shkak pakënaqësive brenda degës

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Dështuan të bëhen deputet/ Këta kandidat nga VV pritet t’ia shohin hajrin formimit të qeverisë Kurti 3

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Bastisje në “Reforma SHPK” nën dyshime për krim ekonomik, menaxheri i kompanisë Nazmi Kërmeni për Veriu.info: “Shko pytni në polici”

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Rudi ‘akuzon’ LDK-në: Më futen thikë pas shpine në zgjedhje, bllokova një koalicion parazgjedhor

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë