Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Amerikanët s’të lënë në lloç – kthimi i Rubin për ta ndihmuar Thaçin sikur në kohërat e vjetra të vështira

17/09/2025 - 16:06
në Kryesore, Lajme
A A
Amerikanët s’të lënë në lloç – kthimi i Rubin për ta ndihmuar Thaçin sikur në kohërat e vjetra të vështira
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I ulur për kushedi të satën herë prapa avokatëve të tij, Hashim Thaçi, i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, dëgjoi për tre ditë. Në Gjykatën Speciale dëshmoi, në mbrojtje të tij dhe me leje të Departamentit amerikan të Shtetit, diplomati me përvojë gati 40-vjeçare, i cili ka qenë zëdhënësi kryesor i diplomacisë së Shteteve të Bashkuara. Vetëm prania e tij ishte shumë domethënëse. Sikur në një skenar filmi Hollywoodi, James Rubin shkoi në Hagë për t’ia zgjatur dorën e ndihmës partnerit të vjetër që 26 vjet më parë e kishte ndihmuar duke e nxitur të pranonte marrëveshjen që solli NATO-n në Kosovë.

James Rubin, ish-zëdhënësi i diplomacisë amerikane, shkoi të hënën në Gjykatën Speciale në Hagë dhe u ul në karrigen e dëshmitarit për ta rrëfyer të vërtetën e tij në një proces gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Shkoi për ta mbrojtur Hashim Thaçin, ish-presidentit të Kosovës, njeriun i cili e drejtoi politikisht këtë ushtri guerile.

Për Rubinin, sikurse edhe për Thaçin, ishin tri ditë reflektimi për një periudhë të vështirë për vendin e vogël ballkanik, që tash e pesë vjet i sheh udhëheqësit e luftës në një burg në Holandë, në një proces të stërzgjatur gjykimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që pretendohet të jenë kryer gjatë kohës së luftës në Kosovë, periudhë për të cilën ata thonë se ndjehen më shumti krenarë.

Rubin ishte Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Publike dhe Zëdhënës Kryesor i Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, kur në vitin 1999 iu desh të përpiqej ta bindte një 29-vjeçar nga Kosova – i cili e kryesonte delegacionin e vendit të tij në negociatat për përfundimin e luftës – ta nënshkruante një marrëveshje në një kështjellë në Rambuje të Francës. Ato përpjekje, ai i pëshkroi si më intensivet dhe më dramatiket në jetën e tij.

Siç kujton Dukagjin Gorani, Rubin ishte “shndërruar në një yll i cili e kuptonte përgjegjësinë që e kishte”.

“Përgjegjësia që e kishte ishte me e bindë dhe me e siguru delegacionin shqiptar dhe sidomos zotin Thaçi që Shtetet e Bashkuara nuk kanë me ju tradhtu dhe nuk kanë me ju lënë në lloç”, tha mbrëmë në Pressing në T7, gazetari i cili i ka ndjekur brenda kështjellës franceze ato ngjarje kritike.

Me durimin karakteristik prej diplomati, Rubin për dy ditë e gjysmë iu përgjigj pyetjeve nga të tri anët në Gjykatën Speciale në Hagë.

Rubin, siç tha vetë në gjykatë, e kishte bërë Thaçin shok gjatë ecjeve jashtë kështjellës së Rambujesë, ku shqiptarëve dhe serbëve u kërkohej ta nënshkruanin një marrëveshje të hartuar nga NATO.

Amerikani kujtoi se djaloshi nga Kosova i kishte bërë çështje primare marrëdhëniet me SHBA-në. Ndërsa fliste për takimet e tij me Thaçin, Rubin tha se i ishte krijuar përshtypja se “Amerika për të ishte një simbol dhe një pasqyrim i njëmendtë i asaj që ai konsideronte një shtet të fuqishëm”.

“Ai donte që Shtetet e Bashkuara ta respektonin, ta besonin, qoftë me presidencë republikane apo demokratike… Sipas meje, prioriteti i tij më i madh ishte të kishte mbështetjen e udhëheqjes amerikane”, tha Rubin.

Thaçi, sipas tij, “gjithmonë dëshironte të sigurohej që Amerika do të qëndronte në krah të tij dhe të Kosovës”.

Amerikanët po përballeshin me hezitimin e këtij të riu – që donte t’i përmbahej deri në fund ëndrrës së tij për pavarësi – për ta nënshkruar Marrëveshjen e Rambujesë. Rubin e kujtoi kështu në gjyq paralajmërimin që u ishte bërë të dyja palëve: “U thamë: kjo është marrëveshja dhe në rastin e forcave serbe, u thamë, në qoftë se nuk e pranoni marrëveshjen, ju do të sulmoheni nga ajri. Ndërsa palës shqiptare i thamë: pajtohuni me këtë marrëveshje, ose nuk do ta keni më përkrahjen tonë”.

Roli i tij në luftë e bëri Thaçin faktor të rëndësishëm gjatë asaj konferencës ndërkombëtare ku diskutohej për një plan paqeje në Kosovë. E udhëhoqi delegacionin shqiptar në diskutimet të cilat u mbyllën pas nënshkrimit të tij, i cili u pasua nga intervenimi ushtarak i NATO-s që i dha fund luftës.

Atë kohë, Thaçi fillimisht i kishte thënë “jo” Medeleine Albright, shefes së diplomacisë amerikane. “Dukej që e kishte të vështirë”, kujtoi Rubin, ndërsa tha se “gati ishte në lot”, sepse “donte të sigurohej që Amerika ta respektonte, ta mbështeste”.

Ai tha se Thaçi i kishte treguar se nuk kishte autoritet të plotë që të nënshkruante pa miratimin e të tjerëve në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Aktakuza e Prokurorisë përpiqet ta provojë se në UÇK ka pasur përgjegjësi komanduese.

“I gjithë rasti i Prokurorisë ndaj Thaçit është te përgjegjësia komanduese – nuk ka dëshmi të urdhërave të drejtpërdrejta për krime por vetëm dokumentim dhe dëshmi për disa krime të shpërndara në kohë dhe hapësirë të cilat i atribuohen një ‘ndërmarrjeje të përbashkët kriminale’”, shkruar analisiti Agon Maliqi rreth dëshmisë së Rubin.

“Pyetjet e gjykatësve dhe kërkesat e tyre për sqarim drejtuar Rubinit e tregojnë thelbin e çështjes dhe shqetësimin kryesor të tyre – të gjitha janë të përqëndruara te vetëm një temë: te të kuptuarit e vendimarrjes brenda UÇK-së”, ka shtuar ai.

Rubin tha se “Thaçi gjithmonë dëshironte të sigurohej që Amerika do të qëndronte në krah të tij dhe të Kosovës”. Ky, tha diplomati amerikan, ishte prioriteti më i madh i atij.

Rubin tha se SHBA-ja donte që Thaçi “të kthehej në një udhëheqës” dhe se i besonin gjithnjë e më shumë atij.

Prej atyre kohëve, Shtetet e Bashkuara e kishin bërë partnere një organizatë si UÇK-ja, të cilën, siç dëshmoi Rubin, “fillimisht e përshkruanim si organizatë terroriste”.

“Ne donim të siguroheshim të ishim në anën e ‘engjëjve’, themi ne, në anën e të mirëve, dhe nuk donim që ata të ishin viktima. Por s’mund të ishin viktima nëse do të kryenin krime lufte, e as nuk do të ishin viktima nese do të kishin qasje ekstremiste islamiste. Në këtë kohë Amerika ishte superfuqi, sigurisht. Donim të ishim në anën e viktimave dhe në qoftë se ndodhte diçka ndryshe, atëherë kjo i takonte të ishte kundër çdo gjëje qe besonte Madeleine Albright, Clinton dhe unë rrjedhimisht”, tha ai.

Akuzat, të gjithat, që i janë bërë Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së në të kaluarën, por edhe këto që po u bëhen në Hagë, Rubin i hodhi poshtë. Tha se “do të kishte qenë shumë keq për ne në qoftë se do të kishte pasur bazë për akuzat që ngriheshin”.

“Në fund të pranverës apo në vjeshtë të ’99-tës ia kam përmendur këto saktësisht. I kam thënë ‘Hashim, ne kemi shkuar në betejë për ty, kemi luftuar për ty, kemi vënë besueshmërinë tonë në rrezik për këtë gjë dhe ne do të dilnim shumë shumë keq nëse ju ua bëni serbëve atë që ua kanë bërë serbët’. Dhe i thashë këto gjëra edhe publikisht, edhe në ambientet private. Dhe pranova se ne nuk do të ishim më në gjendje ta ndihmonim, ta mbështesnim në kauzën e tij nëse do të ndodhte një gjë e tillë. Ai më siguroi se do të bënte gjithçka që ishte në mundësitë e tij – deklarata publike, përpjekje për t’u takuar, etj. – që kjo të mos ndodhte”, tha ai.

Amerikani që po shkon drejt 40 viteve përvojë në diplomaci, tha se SHBA-ja kishte bërë përpjekje të mëdha dhe të thella për t’i vërtetuar akuzat ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së për krime. Ato, siç tha Rubin, vinin kryesisht nga “burime serbe”.

“Unë u kërkoja komunitetit, agjencive të inteligjencës, ekspertëve të jashtëm, zyrtarëve ushtarakë, të gjithë njerëzve pra që mund të më jepnin informacione lidhur me veprime kriminale apo gjëra të tilla, pyesja ekspertët për krime ndërkombëtare në mënyrë të përsëritur, dhe nuk kemi marrë asnjë konfirmim të këtyre komenteve shpifëse”, tha Rubin.

Ai nuk ngurroi t’i quante “marrëzi” akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ndërsa tregonte se në Departamentin amerikan të Shtetit “ka qenë një zyrë që merrej apostafat me krimet e luftës”. Disa prej tyre, Rubin tha se i hetoi edhe personalisht.

“Asnjë prej akuzave lidhur me rolin e tij dhe udhëheqësit e UÇK-së, apo akuza të tjera të marra, asgjë s’ishte e vërtetë”, tha Rubin.

Ish-zyrtari i lartë amerikan tha se akuzat “e rreme, të fabrikuara” ndaj ish-krerëve të UÇK-së, kanë pasur për qëllim “të ndikonin në mbështetjen tonë dhe ta cenonin marrëdhënien tonë”.

Për ta shpjeguar këtë marrëdhënie, ai përmendi se në vitin 1999, kishte mësuar se zyrtarë amerikanë të zbulimit ishin në kontakt me UÇK-në, veçanërisht përmes ish-komandantit për rajonin e Dukagjinit, Ramush Haradinajt. Për kryetarin aktual të AAK-së, Rubin tha se “kishte vite” që ishte “në kontakt” me CIA.

UÇK-së, tha se i ishte kërkuar që “të mos angazhoheshin në veprimtari terroriste, të mos kryenin krime lufte, dhe sigurisht, të mos e promovonin fundamentalizmin islamik”. Kjo, tha Rubin, “ka qenë politika jonë kryesore asaj kohe”.

Rubin u shpreh i shqetësuar se si Thaçi dhe të tjerët po mbaheshin në paraburgim shumë përpara nisjes së gjykimit, dhe kur ai vetë i ishte dorëzuar gjykatës.

Rubin tha se ishte përgatitur prej vitesh për këtë dëshmi dhe se kishte marrë lejen e Departamentit amerikan të Shtetit për t’u paraqitur.

Një prokuror e pyeti se çfarë ka bërë në ato “qindra orë” që tha se i janë dashur të përgatitej për të qenë dëshmitar në këtë rast.

“Kam kaluar pesë vite duke folur, duke menduar për këtë, duke u përgatitur”.

I ulur për kushedi të satën herë prapa avokatit të tij, Thaçi dëgjoi për tre ditë. Vetëm prania e një diplomati të tillë amerikan ishte shumë e rëndësishme./ GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Molliqaj: PSD-ja është subjekti i vetëm që ka narracion politik

Molliqaj për vendimin e Speciales: Kjo gjykatë tashmë ka shkaktuar shumë dëm, reagimi nuk duhet ta presë ditën e fundit
17/03/2026 - 22:48

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se PSD-ja është i vetmi subjekt politik që ka narracion politik dhe ide të qarta, ndryshe nga subjektet e tjera që sipas...

Më shumëDetails

Dyshohet se i pastroi mbi 2 milionë euro përmes kompanive të tij, kapet dhe ndalohet për 48 orë një person

Dyshohet se i pastroi mbi 2 milionë euro përmes kompanive të tij, kapet dhe ndalohet për 48 orë një person
17/03/2026 - 22:42

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës kanë zhvilluar hetime ndaj gjashtë të...

Më shumëDetails

Kjo është punishtja ku humbën jetën katër punëtorët nga Kosova

Kjo është punishtja ku humbën jetën katër punëtorët nga Kosova
17/03/2026 - 22:33

Një aksident i rëndë ndodhur sot në një kantier ndërtimi, në “Bezirkun” Alsergrund të Vjenës.Sipas raporteve fillestare, në këtë aksident që përfshinte disa persona, tragjedia ndodhi gjatë punimeve...

Më shumëDetails

Canaj për Kurtin: Para se ta bëjë një kompromis të madh, dëshiron një krizë

Canaj për Kurtin: Para se ta bëjë një kompromis të madh, dëshiron një krizë
17/03/2026 - 22:23

Analisti, Blerim Canaj, në emisionin “Click” për kryeministrin, Albin Kurti tha se ka bërë gjithmonë kompromise. Ai shtoi se Kurti para se të bëjë një kompromis të madh,...

Më shumëDetails

Kompromisi i Kurtit, Ramadani: Reagimi i Bashkimit Evropian kundër PDK-së është jashtëzakonisht i çuditshëm

Kompromisi i Kurtit, Ramadani: Reagimi i Bashkimit Evropian kundër PDK-së është jashtëzakonisht i çuditshëm
17/03/2026 - 22:00

Analisti Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se reagimi i Bashkimit Evropian ndaj PDK-së është i çuditshëm, pasi kritikuan kompromisin e Albin Kurtin për Ligjin për...

Më shumëDetails

Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)
17/03/2026 - 21:56

Inspektorati Policor ka arrestuar një zyrtar policor dhe rekomanduar suspendimin e 4 zyrtarëve të tjerë, nën dyshimin për përvetësim në detyrë të 24 paketave me cigare në vlerë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    207 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • LDK-ja nis reformën, merr vendimin e parë

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë