Një grua e cila bën punën e kryerjes së dërgesave në ndërrimin e natës ka gjetur një zgjidhe ideale për t’u mos u ndier e kërcënuar.
Tia Zakher, nga SHBA-ja vishet si mashkull gjatë natës për ta mbrojtur veten e saj gjatë ndërrimit të natës si shofere transporti, transmeton Telegrafi.
Për ta ndarë këtë ide me të tjerët ajo publikoi një video në TikTok.
Në video, ajo shihet derisa veshi një xhemper me kapuç dhe xhaketë, duke fshehur flokët e saj të gjatë nën një kapele.
Ajo më pas vesh edhe pantallona dhe këpucë për ta kompletuar këtë maskim.
“Kur je e frikësuar të kryesh dërgesat gjatë natës por fiton më shumë para në ndërrimin e natës, kështu duhet të vishesh si mashkull”, shkroi në video.