Skuadra e Napolit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Juventusit, në derbin e javës së 14-të në Serie A.
Heroi i napolitanëve ishte sulmuesi Hojlund që shënoi dy gola në këtë mbrëmje në stadiumin “Diego Armando Maradona”, shkruan Indeksonline
Të vetmin për “Zonjën e Vjetër” e shënoi mesfushori turk, Kenan Yildiz.
Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 31 pikëve në pozitën e parë./Indeksonline.













