Debat shumë i ashpër është zhvilluar sot ndërmjet ish-delegatit të FFK’së, Ramiz Shala dhe opinionistit sportiv, Faruk Statovci lidhur me Kuvendin e FFK’së të mbajtur sot, ku ju drejtuan njëri-tjetrit me fjalët: ‘Ti nuk e din alfabetin, ti ke ruajt lopë në Drenicë’.
Kuvendi i FFK’së i mbajtur sot u cilësua nga shumë njohës të çështjeve juridike si i jashtëligjshëm, megjithatë ai u mbajt dhe kryetar u rizgjedh, Agim Ademi.
Derisa Ramiz Shala tregonte se Agim Ademi është i dënuar me burg nga dy Gjykata si Themelorja ashtu edhe e Apelit, Statovci e kundërshtonte këtë duke i thënë se si është e mundur të zgjidhet kryetar i FFK’së personi i dënuar.
Shala pastaj filloj të akuzonte Statovcin se çifti i tij e i disa të tjerëve janë të blerë me nga pesë euro dhe në atë moment Statovci i përmend atë që kishte thënë në një emision Shala se Statovci nuk e din alfabetin, derisa ai ende i kërkonte ta thoshte alfabetin.
Pas kësaj Statovci u nevrikos ku filloj t’i thotë Shalës se: ” Kur kam luajtur unë futboll ti ke ruajt lopë në Drenicë, ti nuk e ke ditur as ku është Prishtina tek mas lufte je ardh.”
Përderisa sot Agim Ademi u zgjodh kryetar me 42 pro dhe një abstenim sërish Kryetar i FFK’së edhe pse ai dyshohet për kurdisje të ndeshjeve të Kombëtares U21, rrahje të zyrtarëve të FFK’së e shumë gjëra të tjera që nuk i kanë hije një personi me një pozitë kaq të lartë.













