Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Angazhim i lartë i policëve në veri, ditë me radhë pa pushim

11/12/2024 - 20:48
në Kryesore, Lajme
A A
Angazhim i lartë i policëve në veri, ditë me radhë pa pushim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Edhe pas pothuajse dy javë nga sulmi terrorist në Kanalin e Iber Lepencit, Policia e Kosovës është me prezencë të shtuar në katër komunat veriore. Aty janë të përfshirë rreth 2000 zyrtarë policorë të cilët po punojnë mbi 12 orë në ditë e pa ditë pushimi me raste.

Pothuajse çdo pjesë e Veriut të Kosovës është duke u patrulluar nga Policia e Kosovës që nga sulmi terrorist në kanalin e Iber Lepencit.

Shumica nga ta janë nga Stacionet e qyteteve tjera, përfshirë këty Policinë rajonale të Gjakovës, Klinës e Skenderajt.

Pos saj, ata janë të angazhuar çdo ditë mbi 12 orë dhe pa ditë pushimi me raste.

Sipas informatave të Dukagjinit, në katër komunat veriore të angazhuar janë rreth 2000 zyrtarë.

Sipas zv.Drejtorit të Policisë në rajonin e veriut, Veton Elshani kjo është bërë për shkak të nevojave në terren, sidomos pas sulmit terrorist ne Varagë të Zubin Potokut.

“Kemi asistencë të regjioneve të tjera, në bazë të planeve operacionale. Këtu ne kemi pas polic, 330 që janë këtu dhe nëse kemi ndonjë plan më të madh të angazhimit atëherë angazhohet komplet drejtoria e përgjithshme e Policisë edhe kemi asistencë nga komunat e tjera”, ka deklaruar Elshani.

Nëse kjo situatë është e tepërt për ata zyrtarë të përfshirë në këtë plan operativ, Elshani ka një përgjigje të shkurtë.

“Nuk është punë e palodhshme por është detyrë kështu që konsiderojmë që është në rregull”, ka theksuar Elshani.

Pos njësive patrulluese, në veri janë caktuar edhe pika statike ku qëndrojnë policë të Kosovës.

Ndërkohë, pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër Lepencit, Këshilli i Sigurisë të Republikës së Kosovës kishte marr vendim që pos Policisë së Kosovës në ruajtjen e infrastrukturave kritike në pjesë tjera të Kosovës të përfshihen edhe ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Rreth 70 milionë euro të paguara për pensionet e veteranëve gjatë 2023-tës
Kryesore

OVL-UÇK letër presidentes Osmani: A është zgjatur mandati i EULEX?

09/06/2025 - 22:54
Deliu-Kodra: Kryeministri është dorëzuar, do të shkojmë drejtë zgjedhjeve
Lajme

Deliu-Kodra i thotë JO koalicionit me VV-në: Preferojmë me partitë ish-opozitare

09/06/2025 - 22:48
Përfaqësuesit e ‘Liria ka emër’ thërrasin konferencë për media, nuk dihet arsyeja
Lajme

Përfaqësuesit e ‘Liria ka emër’ thërrasin konferencë për media, nuk dihet arsyeja

09/06/2025 - 22:38
Limaj: Sjellja me arrogancë e Qeverisë Kurti ndaj partnerëve të Kosovës, po i bën dëme vendit
Lajme

Limaj: Tre vota për Kuvend, jo kërkesa për poste – gati të zgjidhim krizën

09/06/2025 - 22:33
Spahiu: Luftë në Kosovë mund të ketë nëse dëshiron Amerika dhe Vuçiqi
Lajme

Nexhmedin Spahiu e quan Presidenten e Kosovës qyqajk– Pse flamuri i UÇK-së para atij të Presidencës?

09/06/2025 - 22:22
Matoshi për Kurtin: Po i intereson komoditeti me xhipa të zi
Lajme

Matoshi për Kurtin: Po i intereson komoditeti me xhipa të zi

09/06/2025 - 22:13

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sveçla nuk mirëpritet në veri: Aktivisti serb e pret me filikaq- kapet me mbrojtjen e afërt (Video)

    Sveçla nuk mirëpritet në veri: Aktivisti serb e pret me filikaq- kapet me mbrojtjen e afërt (Video)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Si ndodhi ndalimi i infermieres shqiptare nga policia serbe?

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Na gjuanin nga çdo drejtim gjithë fshati.. kisha shumë plagë”, polici i Kosovës tregon tmerrin që përjetoi në Banjska

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kuvendi në ngërç, deputetët e rinj angazhojnë 74 asistentë personal me paga të majme- (Lista me emrat e asistentëve)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Asamblisti i VV-së fton prokurorinë të hetoj konkursin e QKMF-së në Ferizaj: I është përgatitur vajzës së zëvendësdrejtorit Afrim Abazi

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë