Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ankesa pas heqjes së veshkës zbuloi se infektologjia dhe mjeku kanë funksionuar ilegalisht në “American Hospital Kosova” (Dokument)

27/01/2026 - 18:59
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Ankesa pas heqjes së veshkës zbuloi se infektologjia dhe mjeku kanë funksionuar ilegalisht në “American Hospital Kosova” (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të hulumtimeve për parregullsitë në sektorin privat të shëndetësisë, Veriu.info ka siguruar një raport inspektimi dhe një vendim të Inspektoratit  të Ministrisë së Shëndetësisë me të cilat konstatohen parregullsi në funksionin e spitalit “American Hospital Kosova” Sh.P.K. me themelues Klodian Allajbeu, me ç’rast këtij spitali privat i është shqiptuar edhe një gjobë për shkelje të dispozitave të Ligjit për Shëndetësi.

Në arsyetimin e vendimit nr. 05-943 të datës 17.06.2025 të siguruar nga Veriu.info, thuhet se pas ankesës së një pacienti Sh.M. është gjetur se “American Hospital Kosova” ka ushtruar kundërligjshëm veprimtarinë mjekësore të infektologjisë, pasi që të njëjtën nuk e kishte të lajmëruar në Divizionin për Licencim dhe Akreditim të Ministrisë së Shëndetësisë, sikurse që as Dr. Murat Mehmeti nuk ishte i lajmëruar nga DLA, që nënkupton se ka punuar kundërligjshëm në këtë spital privat.

Në bazë të këtyre të gjeturave, Inspektorati i Ministrisë së Shëndetësisë e ka gjobitur me një gjobë simbolike prej 1 mijë euro spitalin “American Hospital Kosova”, e cila nësë paguhet brenda 15 ditësh spitali lirohet nga 50% e gjobës.

Në raportin e inspektimit nr, 05-942 të datës 17.06.2025 të hartuar nga inspektorja e Mevlyde Avdiu, thuhet se inspektimi është realizuar pas ankesës së pacientit Sh.M., i cili ishte trajtuar në “American Hospital Kosova” dhe kishte marrë trajtim postoperativ, që nënkupton trajtimin që merr një pacient pas një ndërhyrje kirurgjike.

Vajza e pacientit Sh.M. ishte ankuar për shkak të shqetësimeve lidhur me diagnostifikimin, trajtimin dhe menaxhimin mjekësor të gjendjes së tij pas një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin “American Hospital Kosova”, ku i ishte nënshtruar një operacioni për heqjen e veshkës së majtë për shkak të tumorit.

Sipas saj, deri në momentin e ndërhyrjes kirurgjike, babai i saj nuk kishte pasur kurrë probleme me testikujt, por që dy ditë pas ndërhyrjes kirurgjike në “American Hospital Kosova” atij i janë paraqitur enjtje dhe dhimbje në testisin e majtë.

Në ankesë thotë se Dr. Ajet Xhafa i kishte thënë se kjo gjendje e babait të saj kërkon ndërhyrje kirurgjike 4-6 orë nga shfaqja e simptomave, por që i njëjti mjek më vonë i kishte kumtuar informacionin se nuk do të bëhet ndërhyrje kirurgjike, por që do të përcillet gjendja e pacientit përmes trajtimit me terapi (antibiotik).

“Mjeku në fjalë ka deklaruar se për shkak të moshës 68-vjeçare të babait tim dhe mungesës së rëndësisë për fertilitet, nuk ka qenë e nevojshme të operohej, gjë që konsiderojmë si qasje diskriminuese, joprofesionale dhe potencialisht neglizhuese ndaj të drejtave të pacientit”, thuhet në ankesën e saj.

Pas grumbullimit dhe analizimit të dokumentacionit gjatë inspektimit të kryer në “American Hospital Kosova”, Inspektorati ka përcjellë lëndën për shqyrtim profesional në Odën e Mjekëve të Kosovës për dhënien e mendimit-shqyrtimit profesional sipas ligjit për Dr. Faruk Dogan – specialist i urologjisë, Dr. Ajet Xhafa – specialist i urologjisë dhe Agron Beqiri – specialist i urologjisë lidhur me trajtimin e pacientit Sh.M.

Me rastin e inspektimit janë nxjerrë edhe konstatimet nga inspektorët e MSh, ku është gjetur se më datë 14.04.2025 pacienti Sh.M. është liruar për në shtëpi në gjendje të përmirësuar dhe me terapi orale, ku raporti mjekësor është lëshuar nga Dr. Murat Mehmeti- specialist i Infektologjisë, i cili nuk ishte e lajmëruar në DLA/ MSh si pjesë e personelit  të këtij institucioni dhe po ashtu nuk është i lajmëruar as shërbimi i Infektologjisë në këtë institucion.

Për shkak të këtyre shkeljeve të veprimtarisë me mjek dhe shërbim ilegal, Inspektorati Shëndetësor ka nxjerrë rekomandim që Dr. Murat Mehmeti t’i ndalohet ofrimi i shërbimeve e në “American Hospital Kosova SHPK” deri në lajmërim dhe licencim në sistemin online të DLA në Ministrinë e Shëndetësisë.

Veriu.info ka raportuar edhe për një skandal tjetër të spitalit tjetër privat “American Hospital Kosova II” – me themelues Klodian Allajbeu, në të cilin ishin gjetur mjekë nga Turqia duke punuar ilegalisht aty.

Këta janë mjekët që u kapën duke punuar ilegalisht në “American Hospital Kosova II” – spitali i Klodian Allajbeut u gjobit nga inspektorati shëndetësor (Dokument)

LEXONI EDHE:

Skandali me licencimin e “Fati Im”, Inspektorati: Bordi i MSh-së e licencoi kundërligjshëm, siguria e pacientëve dhe embrioneve e shpëtuan nga mbyllja (Dokument)

 

 

JU REKOMANDOJMË

Këta janë tre zyrtarët e ARBK’së që u ndaluan nga policia

Këta janë tre zyrtarët e ARBK’së që u ndaluan nga policia
18/03/2026 - 11:20

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacionin policor për intervistim ushtruesen e detyrës së kryeshefes së Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), në kuadër të Ministrisë...

Më shumëDetails

‘‘Ka shtënë disa herë në drejtim të të ndjerit’’, 1 muaj paraburgim ndaj Nexhdet Zymberajt për vrasjen në Gjakovë

‘‘Ka shtënë disa herë në drejtim të të ndjerit’’,  1 muaj paraburgim ndaj Nexhdet Zymberajt për vrasjen në Gjakovë
18/03/2026 - 11:07

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj Nexhdet Zymberaj për vrasjen e rëndë që ndodhi në...

Më shumëDetails

Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

Qalaj: Duhej të evakuohej edhe Qeveria
18/03/2026 - 10:45

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës dhe ish-deputeti i disa legjislaturave, Rashit Qalaj është propozuar për anëtar të Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në një...

Më shumëDetails

Bastisje dhe hetime në ARBK, deklarohet Prokuroria

Bastisje dhe hetime në ARBK, deklarohet Prokuroria
18/03/2026 - 10:39

Prokuroria Themelore e Prishtinës është deklaruar lidhur me bastisjen në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), e cila u zhvillua në bashkëpunim dhe në koordinim të plotë me...

Më shumëDetails

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vde’kur tre shtetas kosovarë

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vde’kur tre shtetas kosovarë
18/03/2026 - 10:29

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier ndërtimi në Vjenë pasditen e së martës. Pajtim Bajrami, Asllan Musliu e Istref...

Më shumëDetails

Kurti ngushëllon familjet e viktimave nga tragjedia në Vjenë

Kurti mbajti mbledhje elektronike, ndan 10 mijë euro për një konferencë dhe miraton raportin për buxhetin
18/03/2026 - 10:26

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas tragjedisë në Vjenë, ku në një punishte humben jetën tre shtetas të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi, Kurti u ka shprehur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    213 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • LDK-ja nis reformën, merr vendimin e parë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë