Një qytetar i Prizrenit është ankuar pasiqë është sulmuar nga një person i mitur në marketin “Zhurjani në fshatin Zhur të Prizrenit, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Qytetari ka thënë se sonte rreth orës 19:21 derisa ishte duke kryer blerje në market është sulmuar nga një i mitur pa asnjë paralajmërim duke i shkaktuar lëndime fizike në fytyrë.
Sipas tij kjo nuk është hera e parë pasiqë ky grup prej të miturish po sulmojnë, fyejnë e ngacmojnë banorët e fshatit Zhur prej disa kohësh.
Ai ka kërkuar reagim nga institucionet përgjegjëse të parandalojnë këto raste./Veriu.info