Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Anulohen seancat e javës së ardhshme në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

22/10/2025 - 12:01
në Lajme
A A
Specialja rrëzon kërkesën e avokatëve, s’bie poshtë asnjë nga pikat e aktakuzës për ish-krerët e UÇK
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës janë anuluar seancat e planifikuar për javën e ardhshme në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Seancat e datës 27, 28, 29 dhe 30 tetor 2025 nuk do të mbahen dhe gjykimi pritet të vazhdojë më 3 nëntor 2025, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndërsa, janë shtuar seanca shtesë për javën që fillon më 17 nëntor për të vazhduar më pas deri më 11 dhjetor 2025, sipas kalendarit të Gjykatës.

Ndryshe, mbrojtja e Hashim Thaçit e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq ka njoftuar se nuk do të mbështetet në dëshminë e tre dëshmitarëve të saj në rastin në të cilin Thaçit akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Dëshmitë në të cilat nuk do të mbështetet mbrojtja e Thaçit janë ato të dëshmitarëve 1DW-002, 1DW-010 dhe W04174.

Veç kësaj, mbrojtja tha se miratimi i autorizimit për dëshmitarin 1DW-007 është vonuar, me arsyetimin e mbylljes së përkohshme të Qeverisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, mbrojtja ka parashtruar në parashtrimin e 10 tetorit 2025 se pret miratimin për këtë dëshmitarë dhe se ky do të jetë dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja.

Mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.

Ndërsa, pas tij u thirr ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams. Kurse, ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John Stewart Duncan filloi dëshminë më 22 shtator dhe e mbaroi më 23 shtator 2025.

Kurse, më 30 shtator nisi dëshminë James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner. Covey e përfundoi dëshminë më 2 tetor.

Më 14 shtator 2025, në Hagë u mbajt një protestë masive në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, ku morën pjesë qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare e mërgimtarë të shumtë.

JU REKOMANDOJMË

Deputeti i VV-së i bindur se Vetëvendosje do ta krijoj qeverinë deri të dielën, paralajmëron marrëveshje
Kryesore

Deputeti i VV-së i bindur se Vetëvendosje do ta krijoj qeverinë deri të dielën, paralajmëron marrëveshje

22/10/2025 - 15:06
Begaj i kërkon Vietnamit ta njohë pavarësinë e Kosovës
Lajme

Begaj i kërkon Vietnamit ta njohë pavarësinë e Kosovës

22/10/2025 - 14:50
VV-ja dhe AAK-ja “bashkë” për Pejën? Nisin takimet(Foto)
Kryesore

VV-ja dhe AAK-ja “bashkë” për Pejën? Nisin takimet(Foto)

22/10/2025 - 14:40
OEK dhe ZRRE-së do të përballen në gjykatë më 5 nëntor
Kryesore

Supremja e pranon ankesën e AAK-së dhe e kthen çështjen në PZAP – mund të ketë rivotim në Junik

22/10/2025 - 14:10
Disponim i shtuar për marrëveshje, sa numra do t’i siguronin VV e NISMA pa deputetët e pakicave që ende s’i kanë premtuar votë Kurtit
Lajme

“Fëmijë i lazdruar” – Nga NISMA e demantojnë Kurtin: S’kemi diskutuar për asnjë ofertë

22/10/2025 - 13:55
Deputeti nga komuniteti Ashkali konfirmon se do të votojë pro Qeverisë Kurti 3!
Lajme

Deputeti nga komuniteti Ashkali konfirmon se do të votojë pro Qeverisë Kurti 3!

22/10/2025 - 13:37

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Numërimi i votave për asamble në Mitrovicë drejt fundit, VV e Guxo mbeten larg nga Arian Tahiri

    Mbyllet rinumërimi i dy vendvotimeve në Mitrovicë, Arian Tahiri para Faton Pecit

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Përfundon numërimi i votave me kusht në Prishtinë, kaq vota morën Çeku, Rama dhe Ismaili

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Zyrtari i dyshuar për dallavere me tenderë mbi 8 milionë euro është baxhanak i Xhafer Tahirit

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Sylejman Meholli më 2021: Xhafer Tahiri … sa i paftyrë duhet jesh të shpifësh në këtë nivel! TURP!

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Dallavere me tenderë me mbi 8 milionë euro, arrestohet zyrtari i lartë shtetëror(Emri)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë