Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Apeli refuzon kërkesën e Agim Ademit për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak

04/04/2023 - 15:13
në Sport
A A
Agim Ademi për 2 vite shpenzimet për paga i rriti për 158%
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prishtinë- Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademit për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak, masë kjo e cila i është caktuar në kohëzgjatje prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Lajmin për “Betimin për Drejtësi” e ka konfirmuar administratori i Gjykatës së Apelit, Nysret Arifi.

Ndryshe, më 23 mars Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj Ademit, i dyshuar për “Keqpërdorim të besimit” dhe “Shmangie nga tatimi”.

Ademi dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i besimit” nga neni 330, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 e lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe veprën penale “Shmangie nga tatimi “nga neni 307, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, kishte paraqitur kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, nën dyshimin se ka keqpërdorur buxhetin e FFK-së. Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e kishte konfirmuar zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj A.A., në Gjykatën kompetente”, thuhet në njoftimin e Ulajt.

Në raportin 24 orësh të Policisë, të enjten, thuhet se Ademi dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpëdorim i besimit” dhe “Shmangie nga tatimi”, duke keqpërdorur buxhetin e FFK-së.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, të mërkurën njoftoi se Ademi është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shmangie nga tatimi”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndrmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së. I njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhu me këtë çështje penale”, thuhej në njoftim.

Kurse, një ditë më parë, Policia e Kosovës njoftoi se është intervistuar në stacion policor një zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ndërsa kreut të kësaj të fundit, Agim Ademi, i ishte lënë ftesë për t’u intervistuar të mërkurën (sot).

Kujtojmë se më 15 mars 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Agim Ademit dhe Muharrem Ramës, lidhur me akuzën për detyrim në bashkëkryerje.

JU REKOMANDOJMË

Italia mund të kualifikohet në Kupën e Botës 2026 pavarësisht humbjes nga Bosnja dhe Hercegovina

Italia mund të kualifikohet në Kupën e Botës 2026 pavarësisht humbjes nga Bosnja dhe Hercegovina
04/04/2026 - 15:18

Italia mund të kualifikohet ende për Kupën e Botës 2026, pavarësisht humbjes ndaj Bosnje dhe Hercegovinës në playoff. ‘Azzurrët’ pësuan një humbje pas penalltive në Zenicë të martën,...

Më shumëDetails

Salah gjithnjë e më afër transferimit në Arabinë Saudite

Salah gjithnjë e më afër transferimit në Arabinë Saudite
04/04/2026 - 15:17

Mohamed Salah do të jetë në qendër të vëmendjes teksa Liverpool rikthehet në aksion sot në një përballje të madhe të FA Cup kundër Manchester City, pas konfirmimit...

Më shumëDetails

Kylian Mbappe fotografohet duke u puthur në veturë me aktoren e njohur

Kylian Mbappe fotografohet duke u puthur në veturë me aktoren e njohur
04/04/2026 - 10:43

Aktorja Ester Exposito dhe futbollisti Kylian Mbappe kanë shtuar edhe më shumë zërat për një lidhje të mundshme, pasi së fundmi u panë së bashku në Madrid. Ylli...

Më shumëDetails

E trishtë: U rrëzua në ndeshje dhe s’u ngrit më, vdes futbollisti kosovar

E trishtë: U rrëzua në ndeshje dhe s’u ngrit më, vdes futbollisti kosovar
04/04/2026 - 02:33

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në futbollin kosovar, pasi futbollisti i klubit të veteranëve KFV Barileva, Liridon Gubetini, ka ndërruar jetë gjatë një ndeshjeje kundër KFV Deçani, si...

Më shumëDetails

U lëndua në kokë në ndeshjen ndaj Turqisë, Albian Hajdarit iu deshën 16 qepje

U lëndua në kokë në ndeshjen ndaj Turqisë, Albian Hajdarit iu deshën 16 qepje
03/04/2026 - 19:53

Hoffenheimi mund të shpresojë që dy futbollistët e tij nga Kosova, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu, të jenë në dispozicion për ndeshjen e Bundesligës këtë fundjavë. Të dy...

Më shumëDetails

Emocionon Muric: Jam krenar që jam pjesë e Kosovës dhe këtij ekipi

Emocionon Muric: Jam krenar që jam pjesë e Kosovës dhe këtij ekipi
03/04/2026 - 18:41

Portieri i Kosovës, Aro Muric ka reaguar pasi Kosova nuk ia doli të kualifikohet në Kampionatin Botëror, pasi më finalen e play-offit pësoi humbje nga Turqia. Gardiani i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Reagon Donald Trump pas rrëzimit të aeroplanit amerikan në Iran

    Reagon Donald Trump pas rrëzimit të aeroplanit amerikan në Iran

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • MINT-i vendos çmim të ri maksimale të naftës, ja sa mund të shitet sot një litër

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Axha i Korab Bajgorës dyshohet se ishte eliminuar nga grupi i Zahir Pajazitit, ishte i infiltruar në spiunazhet serbe

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • “Xhipi i blinduar i Albin Kurtit kushton 540 mijë euro, i blerë nga një operator në Bullgari”

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë