Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arben Gashi përplaset me Hekuran Muratin për të hyrat e komunave: S’ka me pasë normalitet mo në Kuvend

06/04/2023 - 11:54
në Pa kategori
A A
Arben Gashi përplaset me Hekuran Muratin për të hyrat e komunave: S’ka me pasë normalitet mo në Kuvend
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka paralajmëruar prishje të konsensusit për marrëveshjet ndërkombëtare në rast se “Qeveria prek të hyrat vetanake” të komunave.

Ai tha se kjo gjë s’do të lejohet të ndodhë në Kuvend meqë të hyrat vetanake të komunave janë të rregulluara me ligj dhe Kushtetutë.

“Si GP e kemi dhënë kontributin tonë edhe për ligjin për buxhetin. Qysh po e interpreton ministri është e padrejtë. Në paaftësinë e tij të menaxhimit të çështjes, po tenton të prekë në mënyrë të drejtpërdrejt atë që është e paprekshme. Ligjin për vetëqeverisje lokale. Kushtetuta parasheh vetëqeverisjen lokale dhe autonominë financiare. Të hyrat vetanake janë të paprekshme dhe s’ka shans dhe në asnjë formë, asnjë rrethanë të hyrat vetanake të merren. Vetëqeverisja lokale është shumë specifike në Kosovë. Financat lokale rregullohen me ligj”.

Gashi pati një thirrje për ministrin e Financave Hekuran Murati.

“Po ju lus të mos bëni kësi skena, se po na detyroni. Nuk do të kalojë asnjë ligj ndërkombëtar, asnjë marrëveshje ndërkombëtare. S’ka me pasë normalitet mo”.

Në replikë Murati tha se nëse e bën këtë e shkel Ligjin për Buxhetin.

“Konsideroj që tashmë debati për këtë çështje kishte përfunduar në seancën për buxhetin. Nëse keni pasë problem si GP që ta përktheni atë që keni menduar. S’mund ta shkelim ligjin e buxhetit”.

Pas kësaj, Gashi sërish mori fjalën.

“Keni tendencë t’i interpretoni gjërat mbrapsht. Nuk ki me pasë shancë që paret e komunave me i marrë. Janë burime vetanake, si me ja marrë dikujt paret prej xhepit. Kot je duke u munduar me bo arsyetime palidhje. Po do me prish koncensusin për marrëveshje ndërkombëtare”.

JU REKOMANDOJMË

Cakolli – Haxhiut: Në vend që të akuzoni, keni edhe 24 orë afat që të ndjekni procedurat ligjore ndaj Listës Serbe
Pa kategori

Cakolli – Haxhiut: Në vend që të akuzoni, keni edhe 24 orë afat që të ndjekni procedurat ligjore ndaj Listës Serbe

14/09/2025 - 17:07
Elon Musk i drejtohet turmës së marshit “Bashko Mbretërinë”: Duhet të ketë shpërbërje të Parlamentit
Pa kategori

Elon Musk i drejtohet turmës së marshit “Bashko Mbretërinë”: Duhet të ketë shpërbërje të Parlamentit

13/09/2025 - 20:29
Qeveria merr vendim për ndërtimin e dy stadiumeve dhe renovimin e dy të tjerëve
Lajme

Pezullimi i Dialogut Strategjik, reagon Qeveria: Kur kritikat janë konkrete përpiqemi t`i korrigjojmë veprimet tona

12/09/2025 - 15:26
Riad Rashiti i PDK-së ia numëron dështimet e Alban Hysenit të VV-së në Gjilan
Pa kategori

Riad Rashiti i PDK-së ia numëron dështimet e Alban Hysenit të VV-së në Gjilan

09/09/2025 - 23:03
“Nuk i kemi marrë ende parat për libra, telefonin nuk e hapin” – Nëntë ditë nga fillimi i shkollës, vazhdojnë ankesat e prindërve
Pa kategori

“Nuk i kemi marrë ende parat për libra, telefonin nuk e hapin” – Nëntë ditë nga fillimi i shkollës, vazhdojnë ankesat e prindërve

09/09/2025 - 16:01
A do të arrestohej Netanjahu po të shkonte në Gjermani?
Pa kategori

Netanyahu u thotë banorëve të Qytetit të Gazës që të “largohen menjëherë”

08/09/2025 - 22:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një 22-vjeçar

    Dy vëllezërit nga Vushtrria të dyshuar për tentim vrasjen e mbrëmshme, akoma në arrati (Emrat)

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kryetari i Leposaviqit përfundon në polici, e shau qytetarin pas zënkes me vetura në rrugë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Pos Skënderajt dhe Istogut, tjerat në balotazh – Prishtina ndikohet nga deklaratat evropiane e amerikane”, kush ku fiton sipas Haxhiut

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Rashiq tregon pse sipas tij SHBA e pezulloi dialogun, thotë se ishin paralajmëruar se diçka e tillë do të ndodhte

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Faton Peci me Kurtin e hap fushatën në Mitrovicë, i jep një xhiro këmbë sheshit – por pak pjesëmarrës në tubim

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë