Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ardhja e Trumpit zbut Kurtin, sot pranoi marrëveshjen e Washingtonit të cilën dikur e quante “tradhti”

28/01/2025 - 17:59
në Kryesore, Lajme
A A
Ardhja e Trumpit zbut Kurtin, sot pranoi marrëveshjen e Washingtonit të cilën dikur e quante “tradhti”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është zbutur pas betimit të Donald Trumpit si president i SHBA-së dhe kritikave direkte që mori nga emisari i tij, Richard Grenell.

Të martën, pas katër vjetësh kundërshtim dhe propagandë, Kurti e ka cilësuar si të mirë marrëveshjen e Washingtonit të cilën e kishte nënshkruar atëherë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Mirëpo qëndrimet e Kurtit i kanë ndërruar kritikat direkte nga emisari i Trumpit, Richard Grenell.

Ai ditë më parë ka thënë se Kurti i ka çuar marrëdhëniet mes Kosovës e SHBA-së në pikë të ulët, ndërkaq është përkujdesur që t’i çojë mesazhe edhe Glauk Konjufcës, i cili vetëm pas ardhjes në Trumpit ka thënë se politikat e Barack Obamës dhe Joe Bidenit e kanë vendosur Kosovën në disavantazh.

Grenelli ka thënë se Vetëvendosje katër vitet e fundit i ka çuar duke i bërë komplimente Joe Bidenit dhe duke marrë pjesë në konventat e partisë demokrate.

“Përse nuk u ankuan më herët?”, ka pyetur Grenelli.

Dhe vetëm një javë nga këto kritika të forta nga emisari i Trumpit, Kurti ka ndërruar qëndrim për marrëveshjen e Washingtonit.

Në vitin 2020, Vetëvendosje e Kurtit e kishte cilësuar të dëmshme, të papranueshme dhe të padenjë marrëveshjen e nënshkruar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

“Qeveria e Kosovës sot ka gënjyer sepse njohja reciproke nuk u arrit, ndërkohë që çështjet e brendshme të Kosovës edhe një herë u trajtuan me Serbinë, gjë e cila është e papranueshme”, kishte deklaruar Vetëvendosje më 5 shtator të vitit 2020.

“Në pikën 7 të marrëveshjes thuhet se dy palët, pra Kosova e Serbia, do të punojnë me SHBA-në për studim fizibiliteti për ndarjen e liqenit të Ujmanit, si burim uji e energjie. Kjo pikë konsiston në rikthimin e Serbisë në Kosovë, pra duhet konsideruar si tradhti”, thuhej më tej në komunikatën e VV-së të po asaj date.

Vetëvendosje gjithashtu kishte vënë në dyshim edhe njohjen e Kosovës nga Izraeli.

“Në marrëveshje thuhet se Kosova e Izraeli do të njihen në mënyrë reciproke, e kjo është një lajm shumë i mirë. Por pse duhet që kjo njohje reciproke të lidhet me këtë marrëveshje të keqe, e cila e sjell Serbinë në Kosovë?”, thuhej në komunikatën e 5 shtatorit, një ditë pasi ishte nënshkruar marrëveshja në Washington.

“Po ashtu, marrëveshja tregon se Kosova do të lejojë korridoret hekurudhore e rrugore që Serbia të dalë në detin Adriatik. Nëse as me këtë lëshim Kosova nuk e mori njohjen prej Serbisë, çka tjetër do të duhet të lëshojë? Devijimi i rrugëve prej Mitrovicës në Merdare, dhe përfshirja në një marrëveshje ndërshtetërore i rrugëve të brendshme të Kosovës, krijojnë terren për një projekt të rrezikshëm, siç është ai i ndarjes territoriale të pjesës veriore të vendit. Për më tepër, në marrëveshje merren zotime për rrugë që dalin në Durrës e Shëngjin, mirëpo Shqipëria nuk ka qenë palë në takim e as në marrëveshje”, thuhej më tej.

“Nokauti” i Grenellit

Por pesë vjet më vonë, Trumpi është kthyer përsëri në Shtëpinë e Bardhë dhe Kurti pas “nokautit” që mori nga Grenelli ka vendosur që të ndërrojë qëndrimet.

Në një intervistë për gazetën e njohur spanjolle “El Mundo”, Kurti ka thënë se marrëveshja e arritur gjatë administratës së parë të Trumpit, ishte për të promovuar stabilitetin.

Kështu ka thënë Kurti kur është përgjigjur për atë se si e percepton Kosova ardhjen e Trump në Shtëpi të bardhë dhe për atë se si kjo mund të ndikojë në përkrahjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës.

“Kosova mban një marrëdhënie të fortë bilaterale me Shtetet e Bashkuara, e bazuar në përkushtimin e tyre të vazhdueshëm ndaj sovranitetit tonë dhe integrimit në BE dhe NATO. Gjatë mandatit të Trump, u prioritizuan marrëveshjet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të promovuar stabilitetin, ndërsa administrata Biden ka forcuar institucionet demokratike në Ballkan. Megjithëse këto dallime reflektojnë ndryshime në qasje, nuk besoj se Shtetet e Bashkuara do të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës; ne punojmë ngushtë me Uashingtonin”, ka thënë Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Tahiri: Kemi fituar grant për ambient të pastërt
Lajme

Tahiri: Kemi fituar grant për ambient të pastërt

17/09/2025 - 23:28
Kryetari i Vushtrrisë për ndarjen buxhetore: Qytetarët që e kanë votuar VV-në duhet të vetëdijesohen e ta ndëshkojnë padrejtësinë
Lajme

Idrizi: Askush s’mund të ma sfidojë guximin, rininë ia kam kushtuar arsimit shqip nëpër bodrume

17/09/2025 - 23:10
Ish-diplomati amerikan Jonathan Moore godet Kurtin: Punoi kundër interesave të SHBA-së dhe të vetvetes
Lajme

Moore kritikon qeverinë: Mos prisni dhurata nga Uashingtoni, dëshmojeni se jeni vend demokratik

17/09/2025 - 23:00
Fotot që demantojnë Sylejman Mehollin: Drejtori i Urbanizmit i Ferit Idrizit është VV, ai shihet me Dejona Mihailin e Arsim Rexhepin
Kryesore

Fotot që demantojnë Sylejman Mehollin: Drejtori i Urbanizmit i Ferit Idrizit është VV, ai shihet me Dejona Mihailin e Arsim Rexhepin

17/09/2025 - 22:58
Idrizi demaskon Tahirin për karriget e vendosura në shesh, thotë se është paguar 950 euro e jo 5 mijë euro
Lajme

Idrizi i përgjigjet ironisë së Tahirit për bizneset në sheshin e Vushtrrisë: Janë ardhë edhe brendet, që ti i hanë në Prishtinë. Ti s’rrin në Vushtrri hiq

17/09/2025 - 22:57
“M’u duk i mirë për defator” – Haradinaj godet Bashën: S’e kom ditë që ka shkru për UÇK-në
Lajme

“M’u duk i mirë për defator” – Haradinaj godet Bashën: S’e kom ditë që ka shkru për UÇK-në

17/09/2025 - 22:56

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • “Me përjashtim të njërit, kam punuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës”, kush nuk bashkëpunoi me Williams?

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • “Kurti i rekrutuar nga Serbia” – Haradinaj nxjerr dokumente: Ja suksesi i Serbisë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • 7 premtime të pambajtura të Fadil Nurës – qytetarët e Skenderajt në pritje të nënkalimit që s’filloi kurrë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë