Ardian Kastrati, Deputeti i PDK-së u ka bërë thirrje organeve të rendit që të aktivizohen sa më shpejt për shkak se ai e cilëson këtë si një skandal. Madje ai i emërtoi ata si “Hajna të pasulit dhe të çorbave, shkruan Veriu.info
“Duhet mu arrestu Pablo Escobarat e Kosoves, sepse këta janë profila kriminela sikurse figura e Pablo Escobarit. Dallimi është se Escobari tregtone me drogë, e këta tregtojnë me ushqime të ushtarëve të FSK-së. Escobari ka plaqkit me armë e maska, e këta plaçkisin me stilolapsa”
Kastrati udheheqësit e qeverisë i quajti hajna të pasulit për arsye për t’u vetëushqyer me salmon dhe kallamari. Deputeti i PDK-së u shpreh tejet i mllefosur ndaj veprimeve të fundit të qeverisë dhe gjendjes aktuale të ushtrisë