Pas numërimit të mbi 88% votave në nivel të Kosovës, Arian Tahiri po del si kandidati më i votuar pas kandidatit për kryeministër Bedri Hamza duke grumbulluar mbi 62 mijë vota.
Nga 102 kuti votimi në Mitrovicë, KQZ ka futur në sistem 101 kuti votimi të votave për deputet, raporton Veriu.info.
Ajo çka vërehet është se Arian Tahiri ka marr mbështetje të fuqishme në Mitrovicë, ku në 5 vendvotime ka marrë vota edhe më shumë se Bedri Hamza.
Vendvotimet ku Arian Tahiri është i pari me vota nga gjithë kandidatët e PDK-së janë: Bajgora, Rahova, Gushavci, Mazhiqi dhe Trepça.


















