Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, duke folur për ndërtimin e urave, ka thënë se ndërtimi i atyre urave është shumë i dobishëm për qytetarët e kësaj komune.
Të enjten në “Adresa”, Tahiri ka shprehur mirënjohje Qeverisë së Kosovës për financimin e këtyre projekteve.
“Nuk po du me e lidh këtë temë me fushatë, por me interes të qytetarëve janë dy projekte kapitale të rëndësishme të arsyeshme të nevojshme për qytetin dhe qytetarët e Mitrovicës”, ka thënë Tahiri.