Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka ngritur shqetësime për skemë të organizuar në këtë qytet një ditë para ditës së zgjedhjeve.
Tahiri në emisionin ‘Debat Plus’ tha se ka denoncuar në Policinë e Kosovës prezencën e shtuar të veturave me targat ’01’ në Mitrovicë, shkruan Insajderi.
“Të shtunën ka pas lëvizje të dyshimta, ak pasur vetura 01 në të gjitha rrugët dhe lagjët e Mitrovicës më shumë se asnjëherë më parë. Ka pasë vetura 01 veç kur ka lu Kosova me Haitin. Këto janë veç një tregus që ka pasur presion. Pse 200-300 vetura 01 deri në katër të mëngjesit në Mitrovicë? Lokacionet ku ka qenë ai dhe lokacionet ku kanë lëvizë makinat 01 kanë qenë të ndryshme. Veç prezenca e tyre është temë. Diçka të faktume nuk është se kam. Veç në kuptim të asaj se janë lëvizje dhe prezencë e dyshim”, deklaroi Tahiri.












