Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka deklaruar në një intervistë për Kanal10 se ka marrë përkrahje nga shumë qytetarë pas, siç tha ai, “sulmeve të pandershme dhe të padinjitetshme” që po i bëhen në fushatë.
“Ka shumë qytetarë që më kanë thënë: Nuk t’kena mbështet me 12 tetor, por tash kena me të mbështet vetëm për shkak të sulmeve të pandershme dhe të padinjitetshme që po bëhen ndaj teje,” tha Tahiri.
Sipas tij, reagimet e fundit në opinion publik tregojnë se qytetarët nuk po e pranojnë gjuhën e sulmeve personale dhe fushatat denigruese në adresë të tij.
Tahiri shtoi se do të vazhdojë fushatën me theks te “respekti, ideja dhe puna konkrete për qytetin e Mitrovicës”, duke kërkuar që gara elektorale të mbetet “e ndershme dhe me dinjitet”














