Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga PDK-ja, Arian Tahiri, ka zhvilluar një takim me ish-ushtarin e UÇK-së, Asllan Isufi, i njohur si një nga figurat më me ndikim të AAK-së në qytet.
“Rruga drejt një Mitrovice më të mirë është gjithmonë më e sigurt kur ecim së bashku. Faleminderit për përkrahjen dhe bisedën e sinqertë, miku im Asllan Isufi. Mitrovica na bashkon”, ka shkruar Tahiri.
Takimi shihet si një tjetër sinjal i afrimit të figurave të njohura nga subjekte të ndryshme politike për një bashkëpunim me Arian Tahirin.