Ish sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti ka reaguar pas paralajmërimit të FFK-së se do të zgjedh kryetrajnerin e kombëtares, duke akuzuar se Agim Ademi po bën pazare në heshtje.
Ai thotë se FFK me Agim Ademin në krye është shndërruar në klan të interesgjinjëve dhe intrigantëve, transmeton Veriu.info
Postimi i Arianit Ahmetit:
Trajner i Kosovës apo pazar i radhës
Pas paralajmërimit të FFK-së se do ta zgjedhë kryetrajnerin e kombëtares A, Agim Ademi tani ne ditët e tij të fundit në FFK shpejton dhe në mjegull e nguti pritet t’i bëj pazaret e tij në heshtje.
Federata e Futbollit të Kosovës ka humbur shkëlqimin dhe vizionin që e trasoi nga legjenda e futbollit Fadil Vokrri.
FFK me Agim Ademin në krye është shndërruar në klan të interesgjinjëve dhe intrigantëve, duke lënë në çdo moment nën hije interesat e futbollit dhe duke anashkaluar konsultimet me ekspertët e fushës dhe debatin me opinionistët e futbollit.
Ky është vit zgjedhor në FFK dhe kryetrajnerin e ri të Kombëtares A do të duhej ta zgjidhte kryetari i ri i FFK -së.
Kyetrajneri i ri duhet të zgjidhet pas miratimit të strategjisë dhe objektivave të FFK-së, e jo në heshtje e mjegull informative.
JO posti i krytrajnerit të përdoret për pazare të Agim Ademit dhe klanit të tij.
Arianit Ahmeti












