Në Rubikon të Klan Kosovës, opinionisti Avni Arifi, tha se më 9 shkurt, partitë opozitare e kanë pasur një shans.
Sipas tij, edhe opozita ka pasur mosbesim ndaj LVV-së.
“LDK dhe PDK ende nuk e kanë tejkaluar rivalitetin e së kaluarës. Dhe u pa. LDK e kisha bindjen që kish njerëz brenda që nuk donin të hynin se frikësoheshin që nuk e votojnë. Por edhe në PDK nuk kishte shumë të interesuar të hynin me LDK-në. Dhe se këto nuk janë bashkë, siç thotë Kurti se janë bllok, u pa në Gjilan që PDK nuk e ndihmoi LDK-në. Edhe në Fushë-Kosovë, PDK-ja nuk i ndihmoi LDK-së”, tha Arifi.
“Mund të them se Kurti i ka sjellë në gisht partitë politike. Ata u frikësojshin se mos po na pisket Vetëvendosja e po humbim votë nga qytetarët”, u shpreh ai.













