Ditën e sotme ka dështuar për herë të tetë të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxxhiu, ka arritur të marrë veç 54 vota.
E thirrja e seancave çdo dy ditë dhe mbajtja e tyre nga 10 minuta nga opinioni publik po cilësohet si ‘tallje’ nga Kurti me opozitën.
Por ndryshe po mendon, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Avni Arifi.
Arifi tha se i njëjti nuk po tallet me opozitën por me veten dhe kandidaten e tij, Albulena Haxhiu.
“Opozitën? Jo aspak. Opozita po ndihet e nderume sepse çdo 48 orë po i dëshmon Kosovës se nuk i nënshtrohet diktatit të Kurtit. Kurti nëse po tallet me dikë ai është vetja e tij sepse ende po beson që i ka 500K vota dhe është baba e cari i Kosovës. Ai po tallet me Albulena Haxhiun dhe personalitetin e saj e që nuk besoj se ajo ja ka pas borxh Kurtit” tha Arifi për “Gazeta Blic”.
Ai tha se Kurti po tallet me Kosovën se po e len vendin pa institucione.
“Duke u refuazuar 8 herë Kurti po e trajton si paqavër personalitetin e saj. Në fund, ai po tallet me Kosovën sepse po e len pa shtet e pa institucione për shkak të komplekseve të tij per pushtet absolut” tha Arifi shkurt në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.