Ish – diplomati, Avni Arifi situatën aktuale politike mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani e ka përshkruar me një thënie angleze, që në shqip përshkruhet me atë “kur jeton prej tradhtisë, s’ke çare pa e shiju tradhtinë”.
“Është një fjalë angleze: “Live by the sword, die by the sword”. Me përkthy shqip veç edhe me pershtat pak i bjen: Kur jeton prej tradhtisë, s’ke çare pa e shiju tradhtinë. Shpi nëpër botë gjen gjithkah, por me tradhtu shtëpinë tane e me prit bereqet në çerdhet e huaja goxha është një lloj budallakie. Kjo vlen për secilin që e ka tradhtu shtëpinë e vet e që mund ta gjejë veten këtu”, ka shkruar Arifi.











