Analisti politik, Avni Arifi ka komentuar suspendimin e tre policëve në Skenderaj, duke thënë se bashkëndjen me ta.
Arifi tha se sikur të ishin larguar nga puna policët sa herë që kanë gjuajtur me vezë ata që sot janë në pushtet, sipas tij, Kosova prej kohësh do kishte mbetur pa policë.
“Bashkëndjej me policët e suspenduar, megjithatë ia vlen të theksoj se, sikur të ishin larguar nga puna policët sa herë që kanë gjuajtur me ve do tipa që sot janë në pushtet, Kosova moti kish mbetë pa polici. Të gjithë do të ishin suspenduar. Eh, ç’po e hangka vakti kashtën”, shkroi tutje Arifi në Facebook.