Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, i ka reaguar kryetarit të VV-së, Albin Kurti, i cili sot ka thënë se ka disa dallime me Amerikën.
Ai ia ka rikujtuar të parit të VV-së së kush prej liderëve kanë dallime me ShBA-në.
Në profilin e tij në “Facebook”, Arifi ka shkruar se dallime me Amerikën kanë vetëm presidentin i Rusisë, Kinës dhe Koresë së Veriut.
“”Dallime” me Amerikën, përveç Kurtit, ka vetëm Putini, Xi dhe Kim Jong Un! O Zot, kush ka mbet me pas “DALLIME” me Amerikën!”, ka shkruar Arifi.