Një armë sekrete e quajtur “Discombobulator” ishte vendimtare në aksionin e ushtrisë amerikane për të kapur Nicolas Maduron, ka bërë të ditur presidenti Donald Trump.
Presidenti amerikan tërthorazi ka konfirmuar ekzistencën e një pajisjeje misterioze që është përdorur në bunkerin e Maduros.
Kjo pajisje lëshon valë zanore.
Ekspertët deri më tani kanë mohuar ekzistencën e kësaj arme, por ajo besohet se është përdorur në Venezuelë duke detyruar rojat e Maduros që të villnin gjak.
Trumpi ka thënë se pajisja “i bëri pajisjet e armikut që të mos funksiononin”, kur helikopterët amerikanë u lëshuan në Karakas për arrestimin e Maduros më 3 janar.
“The Discobobulator. Nuk më lejohet të flas për të”, ka thënë Trump.














