Një aheng familjar në lagjen “Dardania” të Mitrovicës ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë dhe arrestimin e një personi, pasi nga vendi i ngjarjes u raportuan të shtëna me armë zjarri, shkruan Mitropol.
Rasti, sipas burimeve të Sinjalit, ka ndodhur më 21 qershor, rreth orës 22:00. Pas njoftimit të policisë, ajo ka dalur menjëherë në vendngjarje.
Në vendin e ngjarjes, personit A.R, 65-vjeçar, i është gjetur në brez një armë zjarri me një karikator dhe 7 fishekë.
Arma është sekuestruar. Pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar, ndaj personit është inicuar procedimi penal për veprat: “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë.