Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur të enjten rreth orës 18:12 në komunën e Vushtrrisë.
Sipas informacioneve nga Policia, një grua ka denoncuar se ish-bashkëshorti i saj ka tentuar t’i marrë fëmijët pa pëlqimin e saj.
Palët janë intervistuar nga autoritetet përkatëse, ndërsa me urdhër të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.