Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arrestime, aktakuzë, zhvatje – Kjo është historia e rrugës për të cilën po akuzohet Bali Muharremaj në debate televizive

23/09/2025 - 11:38
në Lajme
A A
Arrestime, aktakuzë, zhvatje – Kjo është historia e rrugës për të cilën po akuzohet Bali Muharremaj në debate televizive
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, po përballet me akuza për korrupsion lidhur me një projekt rrugor që është bërë pjesë e debateve televizive dhe diskutimeve publike. Bëhet fjalë për një tender të dhënë për ndërtimin e disa rrugëve në fshatin Mushtisht, për të cilin janë bërë pagesa të konsiderueshme, ndërsa punimet nuk janë realizuar siç ishte paraparë në kontratë.

Hetimet për këtë rast u intensifikuan pas raportimeve ekskluzive të Gazetës Insajderi, pasuan arrestime e ngritje të aktakuzës.

Si rezultat, Prokuroria Themelore në Prizren urdhëroi arrestimin e tre personave: drejtorin e Shërbimeve Publike Enver Shabani, zyrtarin komunal Berat Kabashi dhe biznesmenin Bujar Seferaj.

Të tre tashmë përballen me aktakuzë për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mashtrim në prokurim publik.”

Rasti ka të bëjë me një kontratë të nënshkruar më 17 prill 2022 në vlerë prej 72,213 euro, për ndërtimin e dhjetë rrugëve në Mushtisht: Rexhep Velia, Molika, Shaljanët, Tafa, Ilaz Shala, Gentiana, Haxhi Shania, Avdyl Aga, Jetush Shala dhe Kovaqi. Kompania “SEFERI-CO” sh.p.k. ishte kontraktuar për të kryer punimet, por pavarësisht pagesës, disa nga rrugët e kontraktuara nuk u shtruan fare.

Arrestime, aktakuzë, zhvatje - Kjo është historia e rrugës për të cilën po akuzohet Bali Muharremaj në debate televizive - Insajderi - rruga e pashtruar

Në vend që të kërkonte përgjegjësi për zbatimin e kontratës ekzistuese, Komuna e Suharekës hapi një tender të ri më 24 mars 2023, kësaj radhe në vlerë prej 150 mijë euro, përsëri për ndërtimin e po të njëjtave rrugë.

Kur Insajderi kontaktoi zyrtarët komunalë për të kërkuar sqarime, ata nuk kthyen përgjigje dhe shmangën komunikimin, duke lënë shumë pikëpyetje rreth mënyrës se si është menaxhuar ky projekt dhe si është përdorur paraja publike.

Keqpërdorime me paranë publike – Pas raportimit të Insajderit, ngritët aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Suharekës dhe biznesmenit të përfshirë

Në nëntor të vitit 2023, Prokuroria Themelore në Prizren ngriti aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Suharekës – Enver Shabanit dhe Berat Kabashit – si dhe biznesmenit Bujar Seferaj, pas raportimeve të Gazetës Insajderi dhe hetimeve që pasuan. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik, në lidhje me një tender për ndërtimin e disa rrugëve në fshatin Mushtisht.

Sipas aktakuzës, nga maji 2022 deri në prill 2023, zyrtarët kishin shkelur me dashje Ligjin për Prokurimin Publik, duke hartuar dokumente të rreme dhe duke pranuar formalisht punime që nuk ishin kryer në terren. Komuna kishte paguar mbi 72 mijë euro për rrugë që, sipas kontratës, duhej të ishin shtruar, por ato nuk ishin realizuar deri në momentin kur nisën hetimet.

Pasi u ndërmorën veprimet hetimore, të dy zyrtarët dhe operatori ekonomik tentuan të shtrijnë rrugët me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale. Megjithatë, një ekspertizë në fushën e ndërtimit konstatoi se punimet ishin nën standardin e kërkuar – me trashësi më të vogël asfalti dhe mbushje të papërputhshme me kontratën, duke shkaktuar dëme materiale.

Çfarë dëmi u shkaktua dhe si funksionoi skema?

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, zyrtarët komunalë të Suharekës dhe përfaqësuesi i kompanisë “SEFERI-CO” dyshohen se kanë kryer veprime të qëllimshme për përfitim të kundërligjshëm, duke manipuluar dokumentacionin dhe duke simuluar realizimin e punimeve që, në terren, nuk ishin kryer fare ose ishin kryer pjesërisht.

Prokuroria pretendon se Berat Kabashi (menaxher i kontratës) dhe Enver Shabani (mbikëqyrës i projektit), në bashkëpunim me biznesmenin Driton Seferaj, kanë hartuar procesverbale dhe raporte teknike fiktive, të cilat më pas janë përdorur për të justifikuar pagesa publike për punime të parealizuara.

Konkretisht, Driton Seferaj ka dorëzuar dy fatura: Një në vlerë prej 15,000 euro (më 13.09.2022) dhe një tjetër prej 9,945.32 euro (më 20.12.2022).

Këto pagesa janë bërë nën pretendimin se punimet janë kryer sipas kontratës, ndërsa ekspertiza profesionale ka vërtetuar se ato nuk ishin realizuar.

Nga analiza e të gjitha faturave dhe punimeve të pretenduara, ka rezultuar se vlera reale e punimeve të kryera ishte për 13,272.66 euro më e ulët sesa vlera e kontraktuar dhe e faturuar.

Për më tepër, këto punime që nuk ishin realizuar siç ishte kontraktuar, u rifaturuan dhe u ri-tenderuan më vonë, përmes një kontrate të re të datës 22.11.2022, nën projektin “Ndërtimi i rrugëve lokale – faza e dytë”, duke sjellë dyfishim të kostos për buxhetin komunal.

Pikërisht për rrugët që janë përmendur në aktakuzë, kandidati i LDK-së për kryetar të Suharekës, Ardian Shala, ka ngritur dyshime publike gjatë një debati televiziv.

Ai ka akuzuar se një kompani është paguar për punime infrastrukturore, ndërkohë që rrugët në fjalë kanë mbetur të pashtruara.

“Paguhet firma, rruga është e pashtruar. Firma i ka marrë paratë. Kjo ndodh në shumë rrugë të Suharekës,” u shpreh Shala gjatë debatit.

Kryetari aktual, Bali Muharremaj, i cili garon për një mandat tjetër, i mohoi akuzat dhe vuri në dyshim vlefshmërinë e dëshmive vizuale të prezantuara nga kundërshtari i tij, duke pretenduar se ato mund të jenë të vjetra.

“Këto fotografi ka mundësi të jenë bërë para 15-20 vjetësh,” deklaroi Muharremaj.

Megjithatë, sipas disa qytetarëve të Suharekës, fotografitë në fjalë janë shkrepur në shtator të këtij viti./Insajderi

Arrestime, aktakuzë, zhvatje - Kjo është historia e rrugës për të cilën po akuzohet Bali Muharremaj në debate televizive - Insajderi - image 181 1

JU REKOMANDOJMË

“E kemi zgjidhë përfundimisht problemin me qentë endacakë – Sheshi, Tregu”, Ferit Idrizi numëron punët e kryera në Vushtrri
Lajme

“E kemi zgjidhë përfundimisht problemin me qentë endacakë – Sheshi, Tregu”, Ferit Idrizi numëron punët e kryera në Vushtrri

25/09/2025 - 21:06
Apeli anulon vendimin e Themelores për hudhje të aktakuzës ndaj Allajbeut, Llukës dhe të tjerëve për shpërlarje parash
Lajme

Apeli anulon vendimin e Themelores për hudhje të aktakuzës ndaj Allajbeut, Llukës dhe të tjerëve për shpërlarje parash

25/09/2025 - 21:02
Kryetari i Vushtrrisë për ndarjen buxhetore: Qytetarët që e kanë votuar VV-në duhet të vetëdijesohen e ta ndëshkojnë padrejtësinë
Lajme

Ferit Idrizi: “I kam qëndruar besnik parimit që të jem kryetar i të gjithëve – Mandati ishte sfidues por i suksesshëm”

25/09/2025 - 20:53
“Rrëzojini avionët e Moskës”, pas deklaratës së Trump, paralajmëron ambasadori rus: Nëse NATO i prek, do përgjigjemi me luftë
Lajme

“Rrëzojini avionët e Moskës”, pas deklaratës së Trump, paralajmëron ambasadori rus: Nëse NATO i prek, do përgjigjemi me luftë

25/09/2025 - 20:45
Nga avionët luftarakë te nafta ruse, krejt çka deklaruan Trumpi dhe Erdogani në Zyrën Ovale
Lajme

Nga avionët luftarakë te nafta ruse, krejt çka deklaruan Trumpi dhe Erdogani në Zyrën Ovale

25/09/2025 - 20:34
Kandidati i VV-së e citon Limajn për thënien “nuk provohet shteti”, harron se e kishte bash për Vetëvendosjen
Lajme

Kandidati i VV-së e citon Limajn për thënien “nuk provohet shteti”, harron se e kishte bash për Vetëvendosjen

25/09/2025 - 20:02

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona

    Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se ndihmoi dhe strehoi babain që plagosi djalin në Stanovc

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Kurti niset për vizitë në ShBA

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Zbulohet lokal bixhozi i paligjshëm në Vushtrri, tre persona përfundojnë në ndalim

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Vuçiqin e nervozon prania e Vjosa Osmanit në ShBA, e quan “turiste”

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Paralajmëron gazetari Lirim Mehmetaj: “Sot e publikojmë një nga skandalet më të mëdha të pasluftës, personazh është Faton Peci dhe kllika e tij”

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë