Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar tre të dyshuar për posedim të narkotikëve, ndërsa një i dyshuar tjetër është në kërkim policor, shkruan GazetaBlic.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit tek të njëjtit në veturë, shtëpi dhe objekte përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar: 227.33 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 70.98 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit ekstazi, 2087.11 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 297.32 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit të panjohur, një veturë, dy peshore elektronike, tre telefona celularë, një fishekë, një kamerë, disa dokumente identifikuese të personave të ndryshëm dhe 380€ para të gatshme.
Po ashtu, tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar tjetër është në kërkim policor.
Postimi i plotë: