Një rast i dhunës në familje ka tronditur fshatin Koshtovë të Mitrovicës së Jugut, ku një grua ka përfunduar në spital pas sulmit të dyshuar nga bashkëshorti i saj.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 9 gusht 2025, rreth orës 15:30, kur nga Emergjenca është raportuar për trajtimin e një viktime të dhunës në familje.
Viktima, Sh.I.(1993), është dërguar në Spitalin Rajonal në Bajr, ku pas ekzaminimeve mjekësore i janë konstatuar hematoma në gjoks, në gjurin e majtë dhe në krahun e majtë.
Në deklaratën e saj para hetuesve, ajo ka treguar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, L.I.
Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe, me urdhër të prokurorit kujdestar, e ka ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.