Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arrestohet dhe një i dyshuar për sulmin në Ibër-Lepenc, policia gjen armë e municion në shtëpinë e tij

02/12/2024 - 14:15
në Kryesore, Lajme
A A
Arrestohet dhe një i dyshuar për sulmin në Ibër-Lepenc, policia gjen armë e municion në shtëpinë e tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dhe një person të dyshuar për sulmin terrorist në “Ibër-Lepenc, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

Poashtu gjatë bastisjs në shtëpinë e të dyshuarit ka sekuestruar armë, granata dore, kamerë kamufluese, uniforma ushtarake dhe dokumente të ndryshme.

“ Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar që të angazhohet në zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien e personave përgjegjës para drejtësisë. Njëherit Policia e Kosovës iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim”, thuhet në njoftimin e policisë./Veriu.info

Njoftimi i plotë:

Angazhimet e vazhdueshme policore, rezultojnë edhe me një person të dyshuar të shoqëruar në polici

Prishtinë, më 02 dhjetor 2024

Policia e Kosovës (PK), pas sulmeve kriminale terroriste të ndodhura në veri të vendit, me 26.11.2024 sulmi ndaj stacionit të policisë në Zveçan, me 28.11.2024 sulmi ndaj objektit të komunës në Zveçan, si dhe sulmi i fundit me datën 29.11.2024 ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e ujit Ibër Lepenci, ka vazhduar me realizmin e detyrave dhe autorizimeve të saja kushtetuese dhe ligjore, duke aplikuar masa shtesë në interes të parandalimit të akteve të tilla kriminale, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim.

Situata e sigurisë në veri të vendit aktualisht vlerësohet e qetë, por siç e kemi bërë të ditur në vazhdimësi është një situatë e brishtë, e përcjellë me raste të natyrave të ndryshme kriminale, si rasti i fundit i sulmit kriminal terrorist i ndodhur ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e ujit, dhe për këtë vazhdojnë masat shtesë të PK-së.
Në vazhdimësi të hetimeve lidhur me rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike, por edhe rasteve paraprake, nga njësitë relevante hetimore, në bashkëpunim edhe me njësitë tjera policore, me datën 01/12/2024 në orët e mbrëmjes, është arrestuar edhe një i dyshuar (J.V.), nën dyshimin që mund të ketë patur rol të rëndësishëm në kuadër të grupit përgjegjës për rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike.

Në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, është zbatuar kontrolli në shtëpinë ku banonte i dyshuari, me ç’rast janë sekuestruar dëshmi dhe prova materiale, si më poshtë:

• Katër (4) Granata dore
• Një (1) Pushkë Gjuetie
• Mbi 500 copë municion të kalibrave të ndryshëm
• Dy (2) Karikatorë të armës automatike AK-47
• Një (1) karikatorë i pushkës së gjatë
• Një (1) Radiolidhje
• Një (1) pale dylbi
• Një (1) kamerë kamufluese
• Uniforma ushtarake dhe
• Dokumente të ndryshme

Me urdhër të Prokurorit përgjegjës të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar që të angazhohet në zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien e personave përgjegjës para drejtësisë. Njëherit Policia e Kosovës iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim.

JU REKOMANDOJMË

U tall me Kocin pasi ky kërkoi përgjegjësi për rastin e Lipjanit, avokati ia kthen Zogianit: Partitë shkojnë e vijnë
Lajme

U tall me Kocin pasi ky kërkoi përgjegjësi për rastin e Lipjanit, avokati ia kthen Zogianit: Partitë shkojnë e vijnë

09/07/2025 - 14:11
Arrestohen në  Shipol të Mitrovicës personat që ia vunë flakën diskotekës “Gate” në Prishtinë (F.S. dhe M.M.)
Lajme

Arrestohen në Shipol të Mitrovicës personat që ia vunë flakën diskotekës “Gate” në Prishtinë (F.S. dhe M.M.)

09/07/2025 - 14:06
Këta janë tre nga pesë policët e arrestuar për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan
Lajme

Këta janë tre nga pesë policët e arrestuar për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan

09/07/2025 - 13:56
Abdixhiku i del krah Gurit: Prezenca e tij në foltore më e fuqishme se britmat e pakontrolluara të një turme
Lajme

Abdixhiku i del krah Gurit: Prezenca e tij në foltore më e fuqishme se britmat e pakontrolluara të një turme

09/07/2025 - 13:50
Rreth 300 vatra zjarresh në 5 ditët e fundit, Metaj flet për situatën në Kosovë
Lajme

Rreth 300 vatra zjarresh në 5 ditët e fundit, Metaj flet për situatën në Kosovë

09/07/2025 - 13:46
Memli Krasniqi zyrtarizon rikandidimin e Shaqir Totajt për kryetar të Prizrenit: Me Shaqën, Prizreni është gjithmonë në punë
Kryesore

Memli Krasniqi zyrtarizon rikandidimin e Shaqir Totajt për kryetar të Prizrenit: Me Shaqën, Prizreni është gjithmonë në punë

09/07/2025 - 13:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rashit Qalaj flet për 27-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes policore në Lipjan: E kam njohur personalisht

    Rashit Qalaj flet për 27-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes policore në Lipjan: E kam njohur personalisht

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • “…bartet në spital me duar të lidhura”, video e re e arrestimit të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Fifi nuk e fsheh më ndarjen nga bashkëshorti, e konfirmon në TikTok: Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë…

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë, jetonte i vetëm

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Avokatja Hoxha për vdekjen e të riut në Lipjan: Nuk shoh cenim të të drejtave të njeriut (VIDEO)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë