Një 35-vjeçar me inicialet J.N., është arrestuar pas një vjedhjeje të kryer në një lokal në Tiranë, ku ai ishte i punësuar si kamarier. Vjedhja u zbulua pas kallëzimit të bërë nga menaxheri i subjektit dhe përmes analizimit të pamjeve filmike.
Sipas burimeve, një pjesë e parave të vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan si provë. Materialet janë dërguar në prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.











