Për kanosje ndaj zyrtarëve policorë është arrestuar edhe Malsor Mehmetaj.
Mehemetaj gjatë një interviste për Gazetën Nacionale, ka akuzuar disa policë të Kosovës, siç thotë ai për dhunën që ia kanë shkaktuar gjatë kohës sa ai ka qenë në paraburgim lidhur me rastin e vrasjes në Gllogjan.
Mehmetaj pas kësaj interviste është arrestur për kërcënim dhe me urdhër të Prokurorit është dërguar 48 orë në mbajtje.
“21.09.2024 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte kanosur katër zyrtarë policorë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” – thuhet në rapotin e policisë.