
Policia ka arrestuar Mehdi Krasniqin, i cili dyshohet se ka ndihmuar dhe strehuar në arrati Driton Bekteshin, autorin që më 28 korrik në fshatin Stanovc i Ulët – Vushtrri plagosi me armë zjarri djalin e tij, Ilir Bekteshin.
Sipas burimeve të Sinjalit pas plagosjes, Driton Bekteshi ishte larguar me një pikap të bardhë në drejtim të Prishtinës dhe vazhdon të jetë në arrati.
Ndërkohë, në kuadër të hetimeve, sot rreth orës 06:00 policia ka kryer kontrolle në dy lokacione, në Breznicë të Obiliqit dhe në Fushë Kosovë, ku është kapur dhe arrestuar Krasniqi.
Me vendim të Prokurorisë së Shtetit, ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar për veprat penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.
Hetimet për kapjen e autorit kryesor, i cili ende ndodhet në arrati, janë duke vazhduar.